16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Asfaltohet edhe një rrugë në fshatin Bellanicë

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale dhe në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, sot është asfaltuar një rrugë në fshatin Bellanicë. Në asfaltimin e kësaj rruge, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët u pritën nga asamblisti Astrit Kafexholli dhe kryetari i fshatit, Isuf Sertolli.

“Me rregullimin e kësaj rruge, e cila është shumë e rëndësishme për banorët që jetojnë në këtë rrugë, ne gradualisht po shkojmë drejt përfundimit të rregullimit të infrastrukturës aktuale rrugore në këtë fshat, dhe në të njëjtën kohë, jo vetëm se po realizojmë një projekt të planifikuar, por po realizojmë një kërkesë të fshatit dhe për këtë ne ndihemi mirë, ndërsa juve banorë që qarkulloni në këtë rrugë, urime dhe e gëzofshi”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Ndërsa drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se kjo rrugë, është e gjatë rreth 200 metra dhe është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës, dhe ka qenë një prej kërkesave të fshatit Bellanicë.

Edhe asamblisti Kafexholli dhe kryetari i fshatit, Sertolli, e kanë falënderuar komunën për realizimin e kërkesës së tyre për këtë rrugë, por edhe për investimet tjera në përgjithësi, që janë bërë në fshatin e tyre.

Më Shumë

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Lajmet e Fundit