4.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Avdyli flet për përplasjet me Isa Mustafën: Ka bërë gabime trashanike, dikush duhet t’i thotë stop

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka folur për përplasjet me kryetarin e LDK’së Isa Mustafa. Thotë se Mustafa ka bërë shumë gabime në politike, për shkak të karrierës dhe dëmtimit të LDK’së.

“Probleme personale nuk kemi, janë probleme politike. Në disa raste ka bërë gabime trshanike në politike edhe pse disa e konsiderojnë si njeri që ka një politikë të thellë por ajo politikë e nëntavolinave nuk është ajo aktuale”, tha Avdyli në emisionin DPT te Fidani në T7

“Për ta dëmtuar LDK’në e kam parë më 2013 në garën për Prishtinën. Derisa ne ishim duke u përgatit për zgjedhje të përgjithshme ai hyn edhe për një mandat, derisa ne lobojshim që ne ai të bëhej kryeministër. Kishim kandidatura të mira për Prishtinë, derisa ai hyri dhe e humbi Prishtinën”, shtoi ai.

“Pëmes makinacioneve, akrobacioneve të ndryshme politike në tavolinë, ai po mundohet që të arrijë qëllimet e veta edhe duke shkelur premtimet që i kemi dhënë”, theksoi Avdyli.

“Është shumë normale të thuhet: po, ne i kemi këta partnerë. Por të thuhet se ne nuk bëjmë kurrë me një parti, ne pa u zbardhë vrasjet politike s’bëjmë me këtë parti, pa e bërë këtë e atë e njëjtën kohë nëntavolinë, prapa perdeve të vazhdohet me këtë, dikush duhet t’i thotë stop kësaj pune”, tha Avdyli.

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit