21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Bali Muharremaj del në punë menjëherë pas zgjedhjeve, fiton mandatin e dytë

Bali Muharremaj i cili ishte kandidat për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar garën në zgjedhjet lokale me 52.28 për qind. Për të projekti i parë me të cilin do të nis mandatin katër vjeçar, do të jetë në kuadër të zhvillimit të vendit.

I kontaktuar nga Albanian Post, Muharremaj ka thënë se punën e ka filluar menjëherë një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Prej një janarit startojmë me disa vendime që janë marrë për ambientin edhe në qytet ed

he në fshatra dhe vazhdojmë me projektet për zhvillimin e vendit, në dy zonat ekonomike që i kemi, do të startojmë përnjëherë me to për të krijuar vende të reja të punës, të kemi mirëqenie sociale më të mirë, shërbime qytetarëve 24 orë kuptohet si në arsim e shëndetësi”, është shprehur ai.

“Ne startojmë të punojmë sot, në orën 08:00 sot kam qenë në punë, po filloj punën dhe kjo është një përparësi e imja që po startoj një muaj më herët”.

Ilustrim

Ani pse thotë se është i kënaqur me rezultatin, ai ka theksuar se ka pritur rezultate më të mira gjatë të dielës së 17 tetorit.

“Të them të drejtën dje e kam pritur rezultatin edhe pak më të mirë por sidoqoftë kështu kanë vendosur qytetarët dhe jam i kënaqur me rezultatin që kam arritur dje në komunën e Suharekës”.

Sipas tij, qëllimi ka qenë që të mos shkojë në balotazh.

“Kjo pasi që është e mundimshme edhe për qytetarët edhe për neve. Është humbje e kohës”.

I pyetur në rast se është uruar nga kundër kandidatët e tij të cilët pretendonin fitoren, ai thotë se përkundër mesazheve e thirrjeve nga shumë persona e të afërm, deri më tani nuk është kontaktuar nga kundër kandidatët.

“Deri më tani jo, ndoshta ka mundësi më vonë do të më urojnë, edhe pse kam pasur shume mesazhe e telefonata deri më tani nuk e kam parë dikë nga kundër kandidatët të më urojnë fitoren”, shtoi ai.

Muharremaj ka arritur të marrë 13 mijë e 837 vota apo 52.28 për qind, duke e lënë pas kandidatin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, me 29.51 për qind, ndërsa Sali Zyba mori 9.42 për qind.

Ky ështëmandati i dytë i Bali Muharremajt në krye të Komunës së Suharekës, pas fitores së parë në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Lajmet e Fundit