11.8 C
Prizren
E hënë, 18 Tetor, 2021

Ronaldo kurrë s’do ta njollosë historinë duke iu bashkuar Barcelonës apo Manchester Cityt, thotë ish-bashkëlojtari i tij Fabio

Cristiano Ronaldo ka punuar zellshëm për ta fituar një reputacion si njëri prej më të mirëve i të gjitha kohëve dhe ai kurrë nuk do ta njolloste historinë duke iu bashkuar Barcelonës apo Manchester Cityt, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi, Fabio.

Kalimi i Ronaldos në City ishte afër të bëhej në verë, kur portugezi njoftoi se po largohej nga Juventusi, raporton Gazeta Express.

Por Fabio beson se ky ishte vetëm një thashethem i shpikur nga menaxheri i portugezit, Jorge Mendes, dhe se Ronaldo në asnjë mënyrë nuk do ta mendonte kalimin në Etihad për ta dëmtuar reputacionin e vet.

Ish-mbrojtësi i Unitedit Fabio, i cili luajti përkrah Ronaldos nga viti 2007 deri në vitin 2009, ka thënë për ESPN: “Nuk mund ta parafytyroja. Kur më treguan, nuk mund ta besoja”.

“Ishte Pedro, i cili luan këtu me mua (FC Nantes), i cili tha: ‘Ronaldo në Manchester City pothuajse e kryer’. Unë i thashë: ‘E pamundur’. Nuk e besoja në atë çast”, tregoi ai.

“Nuk e di nëse kjo ishte shpikur nga Jorge Mendes, menaxheri i tij, për të krijuar diçka sepse kështu ndodh tani. Unë nuk besoja se ai do të shkonte në City, për shkak të historisë së tij në United, për shkak të asaj që unë e di për të nga ato dy vite sa luajtëm së bashku. Do të kishte qenë e vështirë për të ta kishte guximin për të luajtur për Cityn sepse ai e ruan shumë atë histori. Njëlloj, mendoj se ai nuk do të luante kurrë as për Barcelonën.”

Ai shtoi: “Ronaldo e çmon shumë historinë që e ka bërë kudo që ka qenë. Cristiano Ronaldo luajti për klubet që donte dhe që ëndërronte të luante. Manchester, Real Madrid dhe Juventus. Prandaj, mendoj se ai nuk do ta njolloste atë histori”./Gazeta Express/

Më Shumë

Goditet për vdekje me thikë deputeti

Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me...

15 raste të reja me Covid në Kosovë, asnjë rast i vdekjes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar...

Tifozët reagojnë ndaj klipit të ‘çmendur’, duke treguar se çfarë i bëri grushti i Deontay Wilder trupit të Tyson Fury

Një video është shfaqur nga klasikja e peshave të rënda të së dielës në mëngjes midis Tyson Fury dhe Deontay Wilder, e cila tregon...

Më shumë se 50% e votave të numëruara në Suharekë, prin bindshëm Bali Muharremaj i AAK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj po prin me vota në Suharekë, teksa në këtë komunë janë numëruar më shumë...

Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Dënohet anëtari i bordit të ndërmarrjes publike “Eko-Regjion”, për mos deklarim të pasurisë

Hazer Tara, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prizren me...

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi nga Jaime Sabines Përkthyer në shqip nga Orjela Stafasani Të dua në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës. Të dua me gjithë...

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo...

Nxënësja nga Suhareka e pranon që e ngacmoi profesorin, kjo është deklarata e saj në gjykatë

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje...

Vrasja e të riut në Prizren, vëllai thotë se kur arriti në spital policët e informuan se kush e vrau

Në cilësinë e dëshmitarit, vëllau i të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj deklaroi se posa kishte mbërritur në spital, policët e kishin njoftuar se vëllai...

Ronaldo kurrë s’do ta njollosë historinë duke iu bashkuar Barcelonës apo Manchester Cityt, thotë ish-bashkëlojtari i tij Fabio

Cristiano Ronaldo ka punuar zellshëm për ta fituar një reputacion si njëri prej më të mirëve i të gjitha kohëve dhe ai kurrë nuk...

Gjeçovi shërbëtor i Atdheut

”Je i lir me mbajtë burrninë tande, je i lir me u zhburrnu” – Kanuni i Lekë Dukagjinit Autor i një monumenti të gjuhës shqipe...

Dy derbi në mesjavë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll. Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe...

Gjendet i vdekur një person në Brezovicë

Një person është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij në Brezovicë Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24...

Sot ngritje e lehtë e temperaturave, nesër rikthehet sërish shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht u vranët dhe me rritje të lehta të...

Ky ilaç i ri po konsiderohet efikas për zhdukjen e qelizave të kancerit

Ilaçi i marrë nga kërpudhat e Himalajeve, është 40 herë më efikas në zhdukjen e qelizave të kancerit. Molekula e gjetur në kërpudhat Himalajeve mund...

Lajmet e Fundit