16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Basha: Votoni për të ardhmen tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Lulzim Basha, votoi së bashku me prindërit dhe vëllanë e tij.

Si në zgjedhjet e shkuara, në krah nuk kishte të shoqen, pasi ajo ka nënshtetësinë holandeze.

Pasi votoi, Basha doli përpara kamerave dhe bëri thirrje për të dalë në votime.

“Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve në këtë ditë të madhe, të marrin pjesë masivisht në votime. I bëj thirrje qytetarëve që të ndajnë pak minuta nga dita e tyre, të vijnë dhe të hedhin votën e tyre, pasi vota juaj është fuqia juaj, është momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë. Jepni votën për të ardhmen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha. /Mapo.al/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Lajmet e Fundit