10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rama u trembet të zhgënjyerve

Koment nga Abeu.com

Partia Socialiste dhe e majta shënuan një fitore historike në 23 qershor duke marrë mbështetje të fuqishme prej shqiptarëve, gjë e cila ju dha mundësinë të shpalosnin atë që dinin të bënin në lidhje me qeverisjen e vendit. Një mbështetje e tillë popullore erdhi për një serë shkaqesh, të cilat fillojnë nga konsumimi tejë mase i qeverisë Berisha e deri tek aleanca e madhe mes PS dhe LSI. Krahas kësaj, një pjesë e mirë e shqiptarëve votuan këtë aleancë me besimin se ajo do të sillte ndryshimin nisur edhe nga sllogarni “Rilindje”.

Tani, ka 18 muaj qe e majta është në pushtet. Qeveria Rama ka ndërmarrë një ndryshim rrenjësor në qendrat e disa qyteteve, janë bërë shumë projekte, ndërsa nga ekonomia nuk ka ende asnjë zhvillim të ri. Sektorë të rendësishëm të saj, si ndërtimi për shembull vazhdojnë të jenë në ditët e tyre më të këqija, kjo edhe për shkak të ndalimit të dhënies së lejeve të reja të ndërtimit nga qeveria.

Me arsyetimin e stabilizimit të treguesve të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, qeveria rriti praktikisht çmimin e saj për një pjesë të madhe të konsumatorëve familjarë nëpërmjet heqjes së fashës mbrojtesë për ata që konsumonin deri në 300 kilovat.

Ndërkohë, rritja e taksave për karburantet nuk ka mundësuar që edhe shqiptarët t’a ndjejnë uljen drastike të çmimit të tyre në tregun ndërkombëtar.

Punësimi mbetet në treguesit e para dy viteve duke mos pasur asnjë përmirësim pavaërsisht premtimeve, ndërsa ekonomia po performon me ritme të ngadalta.

Duke pasur parasysh faktorët e mësipërm si edhe një serë treguesish të tjerë, të cilët nuk kanë shkuar sipas parashikimeve të qeverisë, Rama i trembet sot pikërisht atyre qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që kanë votuar të majtën në 23 qershor, por që janë zhgënjyer shumë shpejt prej saj.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar indirekt në të paktën dy dalje publike duke u kërkuar falje në një llojë mënyrë nëse “Rilindja” nuk kishte arritur ende në familjet e tyre, por duke ju kërkuar edhe një shanc tjetër.

Ja si u shpreh ai mbrëmë në emisionin Top Story pikërisht për këtë çështje: “Gjëja që më shqetësonte kur kam dalë dhe kam folur gjatë gjithë kësaj fushate, ka qenë ajo se si ndjehen ata qe na shohin nga televizori. Si ndihen ata që kanë votuar per ne në 23 qershor, kanë ndjerë erën e ndryshimit në qytete, por nuk kanë parë ndryshimin në vetet e tyre, në familjet e tyre”.

Është kjo masë votuesisht, të cilët e shëtisin votën e tyre dhe votojnë atë alternativë, e cila sjell shpresën. Këta nuk janë militantët, por individët që votojnë ftohtë. Ata i dhanë shancin Ramës për të ardhur në pushtet me një votë besim masiv. Me një gjendje si ajo e mësipërmja, Rama i trembet reagimit të kësaj mase votuesish, të cilët mund të mos e mbështesin më Rilindjen për shkak të asaj që panë gjatë këtyre 18 muajve. /albeu.com/

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit