26.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Bashkohen dyshja që dikur shkëlqente te Roma

Para disa viteve shkëlqenin me fanellën e Romës, derisa prej sezonit të ardhshëm do të jenë sërish shokë skuadre.

Bëhet fjalë për dy futbollistët ofensivë, Gervinho-n dhe Juan Iturbe-n, të cilët do ta përbëjnë sulmin e skuadrës greke, Aris.

Gervinho para dy ditësh u transferua nga skuadra turke, Trabzonspor, me të cilët fitoi titullin kampion në Turqi në sezonin e fundit, por pas një dëmtimi të rëndë që pësoi, e humbi vendin e titullarit.

35-vjeçari afrikan ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me ekipin nga Selaniku, ekip ku luan edhe argjentinasi Iturbe nga vera e vitit të kaluar.

“Dua ta lidh emrin tim me një tjetër titull. Aris është një kapitull i ri në karrierën time. Mora informacion për klubin grek, por gjithçka u bë më e lehtë kur bisedova me drejtuesit. Projekti më pëlqeu dhe ja ku jam këtu”, deklaroi Gervinho pas nënshkroi kontratën.

Me Iturbe-n, i cili cilësohej si një talent i madh vite më parë, ishin pjesë e Romës në sezonin 2014/15, në të cilin Roma u shpall nënkampione e Italisë pas Juventus-it.

Më pas u shitën të dy nga verdhekuqtë në janarin e vitit 2016. Tani bashkohen përsëri në Selanik, me objektivin e madh për të rikthyer Aris-in te titulli kampion, që mungon prej vitit të largët 1946.

“Ne luajtëm së bashku për një vit te Roma dhe bëmë gjëra të shkëlqyera. Shpresoj se mund të bëjmë të njëjtën gjë këtu”, u shpreh sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit