8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Bekim Jashari: Familja Jashari bëri rezistencë 45 minuta dhe zmbrapsi forcat elitare serbe

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Në 24 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj kësaj familje në Prekaz, Jashari tha se u ndaj sulmit tinëzar të forcave elitare serbe, gra, burra e fëmijë në atë kohë bën rezistencë.

Pas homazheve në vendin ku prehën më shumë se 50 trupa të vrarë, Bekim Jashari tha se është nder, e obligim institucional që të kujtohet e kaluara me plot sakrifica.

“Një sulm që është bërë në mënyrë tinëzarë pas syfyrit të asaj kohe, ku në shtëpi atë nate kanë qëlluar gjyshin me fëmijët, të cilët ishin më i madhi fëmijë, djali i dytë i axhës Adem, Fitimi, pastaj më të vegjël se ai, Besim, Kushtrim, Igballe e Blerim dhe babai Hamza në shtëpinë e fjetjes me gratë e vajzat dhe fëmijët tjerë. Që bën një rezistencë afërsisht 45 minuta ku i zmbrapsen ato forca atë njësi elite, se sipas informacionit flitet që ka qenë vetë Akani me njësitin e tij. Axhë Ademi nuk ka qenë në shtëpi atë ditë, me të dëgjuar të shtënat ka ardhur në shtëpi me shokët e tjerë, por që sulmi kishte përfunduar dhe kanë vazhduar jetën e tyre”, ka thënë ai.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u shpreh se pushtuesi serb para 24 vitesh ka tentuar që të arrestojë në mënyrë tinëzare Adem Jasharin dhe të tjerët.

“Por, këto janë zmbrapsur me 22 janar të vitit 1998, gjë që kanë parë se këtu ka rezistencë dhe është dashur që aty të vijnë me forca më të shtuara me 5,6,7 mars e kanë sulmuar me taksa dhe atelieri familjen Jashari. Por, në atë kohë rezistenca e familjes Jashari ka bërë që nuk mund të pushtohet kollaj ky vend. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që këto vlera, këto sakrifica përveç që duhet t’i nderojnë duhet edhe të përkujdesen për to që sot e kësaj dite Kompleksi i Jasharajve, por edhe komplekse të tjera nuk janë të rregulluara dhe të mirëmbajtura nga institucionet e Kosovës”, u shpreh ai, raporton kp.

Para 24 vitesh, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari kishin lëvizur forca të policisë serbe të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Por meqë atë natë Ademi nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë ndaj këtij sulmi kishte bërë Shabani, Hamza me nipa e mbesa.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit pret në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra ka mbajtur takim me Kryetarin e Degës Regjionale të Prizrenit të Odës së Avokatëve të Kosovës,...

Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim Pullat postare “Evropa 2022 – Tregime dhe Mite”

Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2022...

Veseli deklarohet i pafajshëm: Gjyqi të fillojë sa më shpejt dhe ta shpreh pafajësinë time para qytetarëve

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas aktakuzës së re, të ndryshuar të cilën Prokuroria e Specializuar...

Kurti nis sot takimet në shtetin e Iowas në SHBA

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po realizojnë një vizitë dyditëshe në shtetin e Iowas në SHBA. Të premten...

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prizren, i riu hyn me kallash dhe shkakton rrezik të përgjithshëm

Në një lokal ka pasur të shtëna me armë automatike. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali në kushte anonimiteti kanë treguar se para hapjes së këtij lokalit,...

Fahrije Hoti është “Evropiania e Vitit”

Pronarja e Kooperativës “Krusha”, Fahrije Hoti, është fituesja e sivjetme e çmimit “Evropiania e Vitit”. Fituesja është shpallur mbrëmë nga ambasadori i BE-së në Kosovë,...

Arrestohet personi në Suharekë, i hyri në oborr fqinjit me revole sepse ia shfrytëzoi internetin

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Bllacë të Suharekës, pasi që i njëjti ka kanosur fqinjin e tij...

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

Horoskopi për ditën e diel/ Ja cilat shenja do kenë një ditë romantike

Dashi Bukuria e ditës mund të mos jetë e dukshme kur të zgjoheni këtë mëngjes, por me kalimin e orëve do të filloni të kuptoni...

“Rusia e ka humbur plotësisht Ukrainën”

Ish-ambasadori kinez, Gao Yusheng ka kritikuar ashpër Putin për pushtimin e Ukrainës. Në një komunikim për mediat ai ka deklaruar se Rusia e ka humbur...

Si të dalësh i fituar në çdo debat, sipas metodës së Gandit

Jeta e Mahatma Gandit është plot me histori dhe anekdota rreth konfrontimeve që përfundojnë duke çliruar doza të mëdha mençurie. Në fakt, ky njeri mori...

Golden Eagle Ylli mposht Prishtinën edhe në ndeshjen e tretë dhe kalon pa problem në finale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në...

Talenti i Arsenal-it dhe ai i Chelsea-t “braktisin” Anglinë, zgjedhin të përfaqësojnë Ganën

Kombëtarja e Anglisë do të humbasë dy yje të të ardhmes. Talenti i Arsenal-it, Eddie Nketiah, si dhe ai i Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, duket...

Ukraina fiton ‘Eurovision 2022’

Ukraina është fituesja e Eurovision 2022. Kalush Orchestra me këngën ‘Stefania’ rrëmbyen vendin e parë duke marrë 631 pikë dhe ishin votat e publikut...

Kurti viziton kompaninë LinkedIn në SHBA, i fton të investojnë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn. Gjatë takimit me bordin drejtues të kësaj platforme online, Kurti...

“Kundër flokëve të gjatë”, tregim nga Pier Paolo Pasolini

Hera e parë që kam parë flokëgjatë ka qenë në Pragë. Në hollin e hotelit ku rrija hynë dy djem të huaj, me flokë...

Lajmet e Fundit