14.8 C
Prizren
E martë, 27 Shtator, 2022

Berisha: Krimi i organizuar, po e pengon perspektiven evropiane të Prizrenit

zafa malsi e vrrinitKandidati për kryetar i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, ka vazhduar fushatën elektorale me banorët e Malësisë së Vrrinit (Lubeqev).

Berisha garantoi banorët e këtij fshati se do të jetë në shërbim të tyre.“Përkrah juve, ashtu sikur në kohët më të vështira të cilat i kemi kaluar së bashku, dhe punën tonë të filluar në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Prizrenit do ta vazhdojmë duke krijuar mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit”,tha Berisha.

Ai tha se fshati Malësi e Vrrinit ka bërë shumë për lirinë e Kosovës. “ Prandaj ne kemi obligim që këtë kontribut të tyre ta shpërblejmë me krijimin e institucioneve demokratike që respektojnë ligjin dhe bëjnë parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të cilët po e dëmtojnë perspektivën evropiane të vendit tonë”,tha Berisha.

Kandidati i BD-së për Asamblenë Komunale,Osman Hajdari, ndërkaq u ndal tek programi i BD-së. Ai tha se mbështetja e kandidatit tonë për kryetar të Prizrenit dhe numrit 74 nënkupton mbështetje të programit zhvillimorë të qytetit tonë që është përgatitur nga njerëz profesionist të të gjitha fushave.

Kandidati për Kuvend Komunal nga radhët e BD-së Selajdin Selmanaj para bashkëfshatarëve të tij premtoi se do ta përfaqësojë interesin tuaj dhe të gjitha kërkesat e këtij fshati për një jetë më të mirë,punësimi i të rinjve do të jetë obligim për institucionet të cilat për mandatin 4 vjeçar do të udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, lirohet pak orizi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një raport sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë në pesë ditët e fundit. Të...

Flocky pas takimit me Kurtin: Nuk arritëm një zgjidhje për grevën në arsim

Sussan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, ka deklaruar se nuk është gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e...

Lajmet e Fundit