Limaj merr përkrahje masive në fshatrat e Malishevës(Foto)

Fshati GuncatIsh-nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj ka intensifikuar takimet me banorët e fshatrave të Malishevës.

Ai deri më tash ka qëndruar në fshatin Turjakë, Astrazup,Balincë, Berishë, Bubavec,Damanek,Dragobil,Goriq,Guncat,Kravaseri,Lladoroviq,Llapqevë,Marli,Panorc,Senik,Temeqan,Gurbardhë,Shkozë,Mirushë,Kijevë,Maxharrë,Tërpezë, dhe Vërmicë. Limaj në këtëo fshatra ka kërkuar që të votohet kandidati i Iniciativës Qytetare Për Malishevën, Ragip Begaj.

IQPM-ja në këto fshatra ka shpalosur programin qeverisës për Malishevën.”Qytetarët në mënyrë masive po shprehin zhgënjimin e thellë tek qeveria lokale dhe mosbesim për udhëheqësit e saj”, thuhet në komunikatën për media të IQPM-së. Fshati Astrazup

Sipas kësaj iniciative qytetarët e Malishevës janë duke përkrahur në mënyrë masive konceptin politik të IQPM-së dhe të Fatmir Limajt.” IQPM po ngjallë entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen e Malishevës dhe qytetarëve të saj”.
Iniciativa Qytetare Për Malishevën në të gjitha takimet që ka zhvilluar në fshatra e Malishevës, ka bërë thirrje për fushatë të qetë, demokratike e civilizuese.”Fushata civilizuese ndihmon ndryshimet dhe proceset demokratike në komunën tonë”./PrizrenPress.com/Fshati Bubavec

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit