7.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Besojmë në pafajësinë e grupit ‘Drenica’

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e grupit “Drenica”. Në këtë intervistë për “Epokën e re” Gashi ka deklaruar se, sipas të gjitha gjasave, në këtë muaj do të përfundojë procesi gjyqësor në rastin “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Gashi ka shprehur optimizëm se trupi gjykues do të nxjerrë aktgjykim lirues për të akuzuarit në grupin e “Drenicës” pasi, sipas tij, Prokuroria e EULEX-it ka dështuar ta argumentojë fajësinë e të akuzuarave në rastin “Drenica 1” dhe Drenica 2”. “Jemi të bindur se trupi gjykues, që kryesohet nga gjyqtari Dariusz Sielicki, është në detyrën e vet, se e di peshën e punës dhe do të duhej të jetë i bindur se Prokuroria ka dështuar plotësisht në dokumentimin e fajësisë së Sylejman Selimit dhe të tjerëve”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor në rastin “Drenica” ka mundur të zgjasë edhe më shumë. “Edhe pse rasti ‘Drenica’ është duke zgjatur që dy vjet, ka pasur të zgjasë edhe më tepër. Ka pasur seanca të caktuara për muaj të tërë, por meqenëse ne kemi hequr dorë nga dhënia e dëshmive të tjera, nuk kemi paraqitur asnjë dëshmitar në emër të ekipit mbrojtës të Sylejman Selimit, në mënyrë që ta shkurtojmë kohën e gjykimit, meqenëse jemi të bindur në pafajësinë e tij”, është shprehur Gashi.

Më Shumë

Labinot Xhoxhaj shpallet kampion i Evropës në boks

Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe ushtron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, ka fituar titullin e peshave të rënda të EBU. Xhoxhaj ka...

Prizreni nis fushatën “16 ditë aktivizim kundër dhunës në familje”

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit organizoi sot hapjen e fushatës "16 ditë aktivizim kundër dhunës në familje". Ky aktivitet...

Lajmet e Fundit