16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Bideni prin në katër shtetet kryesore

Joseph R. Biden ka epërsi të qartë kundrejt presidentit Donald Trump në katër prej shteteve kryesore të lëkundura, ka treguar një anketim i ri, shkruan Reuters.

Të dhënat tregojnë se mbështetja është fuqizuar për shkak të numrit të atyre që nuk kishin votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, por që kanë shprehur përkrahje për ish-zëvendëspresidentin e administratës së Barack Obamas.

Beteja kruciale

Bideni prin në betejat kryesore të pjesës veriore të Wisconsit dhe Pennsylvanias, si dhe shtetet e Floridës dhe Arizonës, bëhet e ditur në matjet e opinionit të kryera nga “New York Times” dhe Kolegji i Sienas. Fuqia më e madhe politike është vërtetuar në Wisconsin, ku ka një epërsi të madhe të votave kundrejt Trumpit – me 11 për qind, apo 52 me 41 për qind. Performanca e Bidenit në krejt hartën zgjedhore duket se po e vë në pozitë më të fortë në prag të ditës së zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ai ka epërsi më të lartë se cilido kandidat tjetër presidencial prej vitit 2008, kur ishte kulmi i krizës ekonomike botërore dhe kur Barack Obama e kishte marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë me 365 vota të Kolegjit Zgjedhor dhe me Bidenin në krah të ekipit të tij. Rënia e popullaritetit të presidentit Trump në shumë prej zonave më të rëndësishme zgjedhore ka ulur mundësinë për të siguruar 270 votat e nevojshme për të ruajtur pushtetin edhe për katër vjet.

Në ditët përmbyllëse të fushatës, Biden ka një epërsi modeste në Florida, ku është para Trumpit me tri pikë dallim, 47 me 44 për qind, avantazh që është brenda margjinave të gabimit. Ai prin me gjashtë pikë epërsi në Arizonë dhe Pennsylvania. Në asnjë shtet Trumpi nuk ia ka dalë të shënojë më shumë se 44 për qind përkrahje. Margjina e gabimit është 3.2 për qind në Wisconsin dhe Florida, 3 për qind në Arizonë dhe 2.4 për qind në Pennsylvania.

Presidenti në pozitë të vështirë

Bideni ka mbajtur vazhdimisht epërsi në anketime kundrejt presidentit Trump në hartën zgjedhore në anketimet e kryera nga “Times” prej pranverës. Përderisa ajo epërsi ka ndryshuar herë pas here, dhe ka dalluar nga shteti në shtet, ai nuk ka ngelur nën një për qind epërsi në raport me Trumpin në asnjë shtet të lëkundur që pritet të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve. Epërsia e Bidenit mund të varet prej zhvillimeve të fundit, pasi një rol të rëndësishëm – dhe mbase edhe qenësor – do t’i kenë votat me postë. Më shumë se 90 milionë amerikanë deri të shtunën kanë votuar, ka bërë të ditur Projekti i Zgjedhjeve i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, një hise e madhe e amerikanëve kanë vendosur të votojnë me postë. Në katër shtetet ku është kryer anketimi, të anketuarit kanë thënë se tashmë kanë votuar, me përjashtim të Pennsylvanias. Presidenti, i cili kishte fituar me epërsi të ngushtë në katër shtetet e lëkundura kundër Hillary Clinton më 2016, ka numër më të vogël të votuesve, një situatë e rëndë për presidentët në detyrë. Ai gjithashtu ka pësuar rënie në anketime në Michigan, një tjetër shtet me numër të lartë votuesish pro-Trump më 2016. Madje, Trumpi ia kishte dalë të merrte edhe votat e votuesve në shtete që tradicionalisht ishin përkrahëse të demokratëve.

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

Lajmet e Fundit