30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

“Big Brother”, Visari: Nuk kam bërë seks me Lorin

BB VisariVisari ka qenë personi i dytë i larguar ditën e premte të kësaj jave, vetëm 1 javë nga finalja e madhe e reality show “Big Brother”, teksa menjëherë është ngacmuar për lidhjen e dashurisë së shkurtër, që pati me Lorin dhe për “lotët e derdhura” për një moment, pas largimit të kësaj të fundit nga shtëpia më e lakmuar prej të gjithë shqiptarëve.

Në Fan Club, ai ka konfirmuar edhe njëherë se Lorin e ka konsideruar një shoqe të mirë, por asgjë më shumë se kaq brenda shtëpisë.

Sa i përket lojës së zhvilluar brenda edicionit, Visari, një nga banorët e futur në mes të Big Brother, ka thënë se “pavarësisht se i njihte banorët nga jashtë, nuk kishte bërë asnjë llogari në momentin që hyri brenda. Jam përpjekur të jem vetvetja aty brenda dhe gjithnjë përballesha me cilindo, qoftë për të biseduar, qoftë për t’iu afruar dikujt, siç ndodhi me Lorin, ashtu edhe për të debatuar kur ishte e nevojshme apo për të shuar debatet aty ku mundesha. E di shumë mirë se sot, pasi jam bërë i njohur përmes këtij edicioni të mrekullueshëm, mund të ketë njerëz të ndryshëm që e duan Visarin, ka të tillë që nuk e pëlqejnë apo e urrejnë Visarin, por kjo pak rëndësi ka për mua. Unë kalova një eksperiencë shumë të bukur”.

I pyetur se çfarë pret tashmë kur të rikthehet në Kosovë, nga shoqëria, apo ndonjë ofertë të rëndësishme nga Kosova apo edhe nga Shqipëria, duke ditur se në të kaluarën ka marrë pjesë në disa audicione të shfaqjeve të ndryshme në vendlindjen e tij, ai shprehet se “mirëpret gjithçka që do t’i ofrojë jeta. Edhe pse e di fort mirë se publiku shqiptar i Kosovës mund të jetë mërzitur për daljen time nga shtëpia, ndërsa shqiptarët në Shqipëri ndoshta nuk e ndjejnë aq shumë, mund të them se jeta ka shumë ngjarje të pritura dhe të papritura, por gjithsesi vazhdon përpara”.

Olti Curri e konsideroi lidhjen e krijuar brenda shtëpisë, mes Visarit dhe Lorit, si një dicka tepër të bukur, që e ndihmoi Visarin, edhe pse kishte një mangësi të madhe prej faktit se kishte hyrë mbrapa banorëve të tjerë, si dhe vuri në dukje se konkurrencën e tij në Big Brother e nisi disi vonë, duke e ngritur zërin në fund.

Sipas tij, Visari kishte dhënë një mesazh të qartë: Në fillim, Big Brother është një lojë, më pas në vazhdim është një sfidë, ndërsa në fund është një betejë e ashpër të shpallur se kush është fituesi i këtij reality show. Megjithatë, vet takimi i Visarit me Lorin në studion e Fan Club, për Oltin ishte një mesazh, që atje brenda nuk kishte ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme…

“Lori është një vajzë shumë e bukur, shumë tërheqëse, por nuk kam bërë seks me të, ndoshta sepse as unë dhe as Lori nuk e kishim mendjen për të tilla gjëra brenda”, u shpreh Visari, kur u “ngacmua” nga Olti për lidhjen brenda shtëpisë.

Më Shumë

Selmanaj uron festën e Bajramit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës në Prizren...

Festimet për Ditën e Çlirimit në Prizren: Shfaqje folklorike në Shadërvan

Gjatë festimeve të organizuara nga Komuna e Prizrenit me rastin e “Ditës së Çlirimit”, kishte edhe shfaqje folklorike shqiptare, turke dhe boshnjake në Prizren. Ato...

Lajmet e Fundit