17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Bojken Lako: Nuk ka këngë të këqija

Bojken Lako-performanceKrijimtaria muzikore, zhvillimet e saj, rrymat që janë më të preferuara, këngët që kthehen në hite apo dhe komercialiteti në muzikë, është ajo që ndesh sot në tregun muzikor shqiptar. Një treg muzikor, i cili ka rryma nga më të ndryshmet muzikore, emra këngëtarësh të njohur dhe të panjohur, të talentuar dhe të tjerë që janë në hapat e para të karrierës muzikore. E nëse flasim sot për krijimtarinë muzikore në vendin tonë, duket se nuk mbetet pas dhe nga ato performime që bëhen në shtetet rreth nesh, por kur flitet për profesionalizëm, për vlerat dhe antivlerat, kjo ka sjellë jo pak reagime deri më tani. Gjatë këtyre ditëve për tregun muzikor shqiptar dhe problemet e tij kanë folur jo pak emra të kompozicionit dhe interpretimit të këngëve, një pjesë pohojnë se përballë përfitimit financiar, komercialitetit me shumë vëmendje po harrohen vlerat në krijimtari, ndërsa të tjerë pohojnë se gjithçka në muzikë po zhvillohet normal, ashtu si dhe me zhvillime të tjera sot.

Por një nga emrat më të njohur të krijimtarisë muzikore pas 1990, kantautori i njohur Bojken Lako, në një intervistë për Gazetën Sot, pohon se krijuesit nuk duhet të japin përkufizime për të tjerët, pasi rrymat muzikore ashtu si dhe në botë po zhvillohen dhe tek ne.

“Asnjë krijues i muzikës nuk ka të drejtë të japi përkufizim për një tjetër. Në gjithë botën ekzistojnë disa rryma në muzikë, dhe publiku është i ndryshëm. Nuk mund të themi që kjo është amatore në muzikë dhe kjo profesionale. Çdo gjë në tregun muzikor sot është çështje zgjedhjesh. Ka publik që kërkon një rrymë të caktuar, dikush tjetër një rrymë tjetër, etj. Pra siç është tregu muzikor i ndarë ashtu janë dhe artistët të ndarë që performojnë rrymat e tyre në muzikë”, pohon kantautori Bojken Lako, një nga rokerët më të njohur shqiptarë, një emër i suksesshëm që merr jo pak vlerësime në muzikë.

I pyetur se cilat janë problemet që shikon sot në tregun muzikor shqiptar, mes të tjerave ai pohon se e shikon si të keqe vetëm atë rast kur një artist apo grup muzikor që bën një këngë me vlera për shkak të vështirësive financiare nuk arrin ta publikojë sa duhet.

“Nuk quaj të keqe një këngë, por e quaj si problem, si të keqe, momentin kur një këngëtar apo grup muzikor nuk ka mundësi financiare sa duhet për ta publikuar këtë krijimtari, në një kohë kur dikush tjetër ka mundësi që ta promovojë veten dhe ta publikojë këngën”, pohon kantautori i njohur Bojken Lako, i cili gjatë kësaj kohe ka performuar në jo pak skena.

Huazimet dhe tallavaja

Huazimet në muzikë kur kanë qenë të shumta në një pjesë të krijimtarisë gjatë këtyre viteve janë dënuar nga jo pak profesionistë, dhe kjo për kantautorin e njohur Bojken Lako është një tjetër problem, dhe sipas tij kompozitori duhet patjetër që të rrisë kërkesat ndaj vetes.

“Në muzikë kompozitori duhet të rrisë kërkesat ndaj vetes, 70 për qind në krijimtarinë e tij dhe 30 për qind duke iu përshtatur rrymës në muzikë”, shton më tej kantautori.

Muzika e lehtë shqiptare, ajo rock apo dhe zhanre të tjera të rrymave që janë sot në botë kanë marrë vëmendje të emrave të njohur të muzikës, por tallavaja nuk pranohet kompozitorë dhe këngëtarë të njohur, por dhe nga publiku. Por kjo qëndron dhe për kantautorin Lako, i cili shprehet se tallavaja nuk ka shumë vëmendje.

“Tallavaja është një lloj muzike që vjen nga turbo-folku, dhe nuk di që të ketë shumë vëmendje. Turbo-folku vjen nga sllavët, dhe kur ju thoni se ka jo pak mjedise apo lokale me këtë muzikë, unë nuk e shikoj një gjë të tillë, ka pak”, vijon kantautorit Bojken Lako.

Në një treg i cili është i mbushur me jo pak këngëtarë dhe krijues nuk mund të jetë larg dhe problemeve të së drejtës së autorit. Kjo për kantautorin e njohur Bojken Lako rregullohet vetëm me anë të marrëveshjeve për transmetimin e këngës.

“E drejta e autorit mund të funksionojë me kontrata për transmetimin e këngës. Nuk besoj që një artist do që mos të publikohet kënga, pasi vetë artisti është i pari që e do transmetimin e këngës, por gjithçka rregullohet me kontrata”, përfundon rokeri i njohur Bojken Lako.

Si një nga rokerët e njohur që pasionin e quajnë pasion dhe muzikën muzikë të vërtetë, kantautori Bojken Lako gjithmonë ka marrë vlerësime me ritmet muzikore që ndërthuren bukur me stilin e tij, dhe kjo po vijon me sukses në aktivitetin e tij.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit