8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Britania aprovon vaksinën e “Pfizer-BioNTech”, në dispozicion nga java e ardhshme

Britania e Madhe ka njoftuar të mërkurën se ka aprovuar për përdorim vaksinën anti-COVID të “Pfizer-BioNTech”.

Ajo do të jetë në dispozicion për përdorim që nga java e ardhshme.

“Qeveria sot ka pranuar rekomandimin nga Agjencia e Pavarur të barnave dhe shëndetit për të aprovuar për përdorim vaksinën e ‘Pfizer-BioNTech’ për COVID-19”, ka njoftuar Qeveria britanike.

“Vaksina do të jetë në dispozicion në gjithë Britaninë e Madhe nga java e ardhshme”.

Sipas rregullatorit, vaksina ofron 95 për qind mbrojtje ndaj COVID-19. Ajo konsiderohet e sigurt për përdorim.

Vaksinimi pritet të nisë fillimisht te grupet me prioritet.

Britania e Madhe ka porositur tashmë 40 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me nga dy doza secilin.

Kjo vaksinë është më e shpejta që nga koncepti bëhet realitet, duke iu dashur vetëm dhjetë muaj për të kaluar zhvillimet që normalisht kanë zgjatur gati një dekadë.

Edhe pse vaksinimi mund të nisë, njerëzit duhet të mbesin vigjilentë e të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, kanë thënë ekspertët.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit