1.8 C
Prizren
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Bujar Nishani shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

Në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, në prani të një numri të madh të pjesëmarrësve, të shtunën, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani u shpall qytetar nderi i Prizrenit.

Pas leximit të vendimit të Kuvendit Komunal, kryesuesi  Kujtim Gashi ftoi kryetarin e Komunës së Prizrenit që të ia ndaj, dhe presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin që ta pranoj, çelësin e qytetit si qytetar nderi i Prizrenit.

I emocionuar me këtë nderim që i bënë Komuna e Prizrenit, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se nuk ka “emocion më të madh e nuk ka ndjenjë humanizmi më të madhe edhe vlerë njerëzore më të madhe se sa kur qytetarët dhe populli të nderon dhe të vlerëson”.

“Unë sot jam  shumë i nderuar dhe i privilegjuar. Përulem me nderim për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm që më bëni” u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani tha se vizitat zyrtare presidenciale i nis dhe i përfundon në Kosovë.

“Përpos qëllimit që e kisha për ta përcjellë në këtë vizitë: nderimin, vlerësimin, mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për vëllezërit dhe motrat tanë, pata edhe një kënaqësi të veçantë në secilin takim në Prishtinë në Gjilan, Drenas, Prekaz, Deçan, Gjakovë dhe sot në Prizren kurorën e diamantit të historisë shqiptare për ne shqiptarët. Ka qenë një pritje përtej çdo përmase që mund ta përshkruash  sepse sado i talentuar kushdo të jetë do të kishte vështirë ta përshkruante. Unë e kam ndier dhe do ta mbaj brenda gjithë jetës” tha Presidenti Nishani.

Në fjalën e tij Presidenti Nishani reagoi kundër aktit që ka ndodhur ndaj Arbana Xharrës.

“Por sot duke ardhur në Prizren e pash një lajm të hidhur të dhunës ndaj një gazetareje, ndaj një veprimtareje ndaj një zonjeje. Duke e dënuar këta akt burracak e duke shprehur solidaritetin me të dhe me familjen e saj dhe me të gjithë qytetarët  dhe mbi të gjitha solidaritetin dhe nderimin për dimensionin e jashtëzakonshëm të lirisë që më shumë se çdo vend Kosova dhe populli i Kosovës e njohin e dinë e kanë paguar, por edhe e ofrojnë dhe e adresojnë çdo ditë” tha ai.

Në fund Presidenti Nishani  tha se do të vazhdojë të besoj në vlerat e lirisë dhe nuk do të ndahet nga ato për asnjë cast./Gazetaere.com/

 

Më Shumë

Hamza në Prizren, bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat: Më pak taksa, më shumë paga

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot vizitoi bizneset private në Prizren. Hamza i PDK-së premton ringjallje ekonomike dhe...

“Dardanët” e rinj triumfojnë në miqësoren e zhvilluar në Shkup

Ekipi U21 i Kosovës ka arritur një fitore të shkëlqyer në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë së Veriut U21, me rezultatin 3:1. “Dardanët” e rinj shkëlqyen...

Lajmet e Fundit