6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Burri i Shkurte Fejzës paraqitet në gjykatë si paditës, kërkon lirimin e pronave dhe dorëzimin e tyre me masë të sigurisë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hënën është mbajtur seanca përgatitore për lëshimin e masës së sigurisë të propozuar nga propozuesi, Hajrush Behluli.

Propozuesi i masës- paditësi Behluli, i cili është burri i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, përmes padisë të ushtruar më 1 korrik 2020, ka kërkuar nga i padituri Xhevat Behluli, që t‘ia lirojë nga sendet dhe njerëzit parcelat me nr. 02614-0 dhe 02616-0, si dhe ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së përkohshme të sigurisë.

Lidhur me këtë çështje civile, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë është  mbajt seanca përgatitore, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paditësi, propozuesi i masës Hajrush Behluli në deklarimin e tij rreth masës së sigurisë ka deklaruar se mbes në tërësi pranë propozimit të bërë  për caktimin e kësaj mase dhe kërkoj nga gjykata që ta aprovoj, duke ia pamudësuar uzurpatorit që të njëjtën ta përdor, shfrytëzon, sepse sipas tij, ai në mënyrë ligjore i ka blerë këto dy parcela nga ish-pronari.

Kurse përfaqësuesja e të paditurit-kundërpropozuesit të masës, avokatja Ibadete Xhafa-Kuqi ka thënë se e konsideron propozimin të pabazuar pasiqë nuk ekziston rreziku që këto parcela të tjetërsohen, shiten apo ndonjë formë tjetër të ndikoj keq tek realizimi i kërkesës së propozuesit. “I padituri – kundërpropozuesi ka qenë në posedim me mirëbesim deri në ditën kur i është dërguar padia dhe asnjëherë nuk ështe penguar në posedimin e kësaj parcele”, tha ajo.

Gjyqtari i çështjes Selajdin Gollopeni, ka caktuar seancën e terenit, ku do të konstatoj dhe vërtetojë gjendjen faktike, më 23 korrik, në ora 10:30.

Sipas padisë të dorëzuar në gjykatë, paditësi Hajrush Behluli, ka kërkuar nga i padituri Xhevat Behluli, që t‘ia lirojë nga sendet dhe njerëzit parcelat me nr. 02614-0 dhe 02616-0, dhe ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së përkohshme të sigurisë.

I njejti me anë të caktimit të masës së sigurisë, ka kërkuar nga Gjyata që i padituri Xhevat Behluli  të mos kryej kurrfarë aktiviteti dhe të mos ndërmerr kurrfarë veprimi përkitazi me punimin e parcelave. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Lajmet e Fundit