9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Topi i Artë nuk do të ndahet këtë vit

Nuk do të ketë fitues të Topit të Artë (Ballon d’Or) në vitin 2020. “France Football”, që ndanë çmimin më prestigjioz në futboll, ka njoftuar se në mungesë të kushteve që do të mundësonin zgjedhje korrekte, çmimi nuk do të ndahet në këtë vit kalendarik.

Gara për Topin e Artë është dominuar në vitet e fundit nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Vjet çmimin që i ndahet futbollistit më të mirë në botë e fitoi Lionel Messi.

Ndërkohë UEFA do të ndajë çmimin për lojtarin më të mirë në Evropë.

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit