6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mungon i akuzuari, shtyhet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për armëmbajtje dhe përdorim të armës

Të hënën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor kundër B. J., i akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprës penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit B. J., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit  avokatja Drenusha Berisha, theksoi se klienti i saj e ka njoftuar për shqyrtimin e sotëm si dhe ka pasur ftesë të rregullt nga gjykata, mirëpo tha se nuk e din pse nuk ka ardhur në gjykim.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, në fillim të kësaj seance tha se pasi që nuk është prezent i akuzuari , nuk kemi kushte për të vazhduar shqyrtimin gjyqësor dhe mori aktvendim që shqyrtimi i sotëm fillestar të ndërpritet dhe i njëjta është caktuar më 8 shtator 2020, në ora 09:30 minuta.

Ndaj të akuzuarit B. J., me urdhër të gjykatës lëshohet urdhëresë që i akuzuari Jupaj, në seancën e radhës të sillet në gjykim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, i akuzuari B. J., akuzohet se më 26 korrik 2019, rreth orës 02:20 minuta, në rrugën “Kukësi” pikërisht në oborrin e restaurant “Aligatori”, ka mbajtur armën dhe atë pistoletë “Zastava” me nr.serik ET-7110652, në atë mënyrë që së bashku me shokun e tij, kishin shkuar në muzikë “live” në restaurantin e lartcekur dhe pasi kishin dalur nga aty, duke hyrë në automjet, dy herë kishte shkrepur me pistoletë i akuzuari , dhe në momentin e dëgjimit të shkrepjes U. B., punëtor i lokalit kishte arritur që t’ia merrte armën dhe ia kishte dorëzuar patrullës policore, e cila kishte qenë duke kaluar aty pari.

Sipas aktit akuzues, B. J., me këto veprime ka kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Po ashtu sipas aktakuzës, i pandehuri në kohë dhe vend të njejtë ka kryer  veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit