21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

“Çdo gjë kam humbur…”, rrëfimi i gazetares afgane që po strehohet në Shqipëri

Ziagul Azimi është 27 vjeç. Në Afganistan punonte gazetare për të drejtat e grave në një televizion në Kabul. Por tashmë ka lënë aty familjen e gjithçka tjetër për të nisur një kapitull tjetër të jetës së saj.

“Jeta në Afganistan ishte e rrezikshme. Me ardhjen e regjimit taleban të ishe një femër gazetare ishte shumë e vështirë. Talebanët morën qytetin dhe unë jam akoma në shok. Nuk mund të fle gjumë”, tha ajo.

 

E përlotur Ziagul rrëfen se ka shkuar në Shqipëri e vetme, duke lënë pas prindërit dhe njerëzit e afërt.

“Unë jam fizikisht këtu, dhe zemrën e kam në vendin tim, te familja ime”. Ajo nuk ka më shpresa se ata do t’i hipin avionit për t’u bashkuar me të.

“Humba çdo gjë, punën time, familjen time, qytetin tim. Çdo gjë kam humbur. Jam e shqetësuar për familjen time atje. Kam folur me ta po janë detyruar të fshihen. Forcat ushtarake amerikane më ndihmuan vetëm mua, jo familjen time”.

27 vjeçarja ende nuk e di se në cilin vend do ta ndërtojë të ardhmen e saj. “Nuk e di nëse do iki në Amerikë. Por nuk e kam më problem. Unë tashmë jam vetëm një refugjate, e cila nuk di asgjë se çfarë do ndodhë me jetën e saj”.

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Lajmet e Fundit