8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Çmimi i monumenteve të pasluftës

Skenderbeu-bustiSiç ka ndodh në vendet tjetra të ish-Jugosllavisë, edhe Kosova gjatë këtyre 15 viteve të pasluftës, ka ndërtuar një numër të jo të vogël të monumenteve e komplekseve memoriale.

Dhe ndonëse ekziston një regjistër i komplekseve memoriale të ndërtuara pas luftës, nuk del të ekzistojë një regjistër i plotë i të gjitha monumenteve të ngritura pas luftës së vitit 1999. Në mungesë të këtij regjistri, nuk dihet as se sa është shpenzuar në monumente. Arsyet që përmenden janë të ndryshme.

Idriz Blakaj, kryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, thotë se edhe pse Agjencia është themeluar tash e një vit, ende ka probleme, e këto probleme i sheh në raport me Ministrinë e Mjedisit.

“Projektet të cilat tashmë janë nën autorizimet e AMKMK-së, nuk janë bartur nga MMPH-ja, edhe pse në gusht të vitit të kaluar Ministria e Financave i ka bartur te ne ato projekte bashkë me projektin për vitin 2014”, pohon Blakaj.

Projektet bashkë me buxhetin, sipas tij, menjëherë janë kthyer në MMPH, me intervenim të, siç thotë ai, Ministrisë apo “dikujt më lart”, për arsye korruptive, përveç projektit të kompleksit memorialit në Prekaz, i cili ka mbetur nën autorizimet e kësaj agjencie.

Ai thotë se AMKM-ja brenda kësaj kohe është marrë vetëm me menaxhimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, dhe me projektet që ndërlidhen me të. Këtë gjë ai e shpjegon më faktin që ky projekt është më i ndjeshëm dhe nuk ka mundur që të përfshihen në aferat korruptive sepse e kanë ditur që kjo gjë nuk do të kalonte pa u bërë e madhe.

“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për buxhetin e vitit 2015, buxhet i cili do duhej që t’i caktohet Agjencisë dhe jo MMPH-së, por e keqja qëndron në faktin që Ministria e Mjedisit nuk ka bërë kërkesë për buxhet për këto projekte, por as nuk e ka lajmëruar Ministrinë përkatëse që tashmë këto projekte janë në përgjegjësi të AMKM-së”.

Edhe pse Ministria e Financave na ka bërë të ditur se nuk do të ketë buxhet për projekte të reja, por në qoftë se nuk do të ndahet buxheti atëherë Agjencia do të ketë probleme në raport më familjarët e dëshmorëve të cilët kanë kërkesa, qoftë për ngritja të memorialëve, qoftë për mirëmbajtjen e tyre.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, megjithë insistimin e gazetës, nuk i ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këtë temë.

Në anën tjetër, Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se MKRS nuk posedon një inventar të tillë pasi që nga projektimi e deri te ekzekutimi i punimeve për këto monumente kërkesat nuk janë shqyrtuar në ministri dhe siç tha ajo e njëjta gjë vlen edhe për pjesën buxhetore.

“Në rekomandimet e fundit kur edhe kemi shqyrtuar propozimet për përfshirje në Listë të Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme, ne kemi rekomanduar që institucionet tona vartëse, varësisht nga komunat që kanë në përgjegjësi të fillojnë me evidentimin e tyre (edhe pse për një pjesë të madhe kemi informacione për vendndodhjen) e më pas nga një grup pune të shqyrtohen, paraprakisht të mblidhet materiali dhe të vendoset për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren”, thotë Aliu për gazetën, duke shtuar se kjo kërkon domosdoshmërisht involvim edhe të institucioneve tjera kompetente.

Xhejlane Hoxha, drejtoresha ekzekutive e Këshillit Kosovar për Trashëgimi Kulturore, për gazetën “Zëri” tha se është një lëshim i patolerueshëm mungesa e një regjistri të monumenteve e memorialëve të ndërtuara pas luftës, pasi që kjo gjë paraqet një detyrim ligjor. “Institucionet shtetërore që kanë kompetenca në këtë drejtim kanë pasur disa programe dhe disa inventare por sipas të gjitha gjasave ato nuk kanë qenë të harmonizuara mirë”, pohon Hoxha.

“Këshilli Kosovar për Trashëgimi Kulturore ka për detyrë që të deklarojë potencialin e trashëgimisë kulturore në vend, por kjo gjë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi propozime nga ana e institucioneve kompetente për mbrojtjen e aseteve memoriale e trashëgimore”, tha Hoxha për gazetën.

Sipas saj, sugjerimet e Këshillit të bëra në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk janë përfillur, sugjerime që kanë të bëjnë edhe për përpilimin e një regjistri të tillë. “Komplekset memoriale duhet të identifikohen, të regjistrohen, të menaxhohen sepse ato paraqesin një pjesë integrale të trashëgimisë sonë kulturore sepse paraqesin një histori që pa dyshim që është pjesë e jetës sonë”, thotë Hoxha derisa shton se nëse Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk ka një regjistër për memorialet e ndërtuara pas luftës dhe ka një shifër për paratë e shpenzuara për to, atëherë cili është kuptimi i ekzistimit të saj./Zëri/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit