22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel.

Bëhet fjalë për një 60 vjeçar me kombësi boshnjake, që vdiq pas një sulmi në zemër.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se mjekët e kane konstatuar vdekjen e viktimës dhe se ishte bashkë me bashkëshorten e tij nga Novi Pazari.

Rasti është cilsuar si vdekje e dyshimtë.

“Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës te cilët kane konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë. Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024. Në vend ngjarje kanë dal edhe Për rastin janë informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokuronit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit