Dritëro Agolli festoi 83 vjetorin

DriteroAgolli me cigareShkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli, ka festuar dje 83 vjetorin e lindjes së tij. Ai u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.

Agolli i dha emrin e tij të madh letërsisë shqipe me romanet e fuqishme dhe poemat e tij që u bënë frymëzim për shumë breza.
Ai ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve te ndryshme. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.
Shkrimtar i madh i një “gjuhe të thjeshtë, por të pasur”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Disa prej titujve të veprave të tijë më të njohura janë, “Në rrugë dola”, 1958, “Hapat e mia në asfalt”, 1961, “Zhurma e erërave të dikurshme”, 1964, “Nënë Shqipëri”, poemë, 1974, “Fjala gdhend gurin”, 1977, “Komisari Memo”, roman, 1969, “Njeriu me top”, roman, 1975, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman 1973, “Udhëtoj i menduar”, 1985.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit