2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

De Niro në rolin e krijuesit të Ferrarit

Aktori legjendar Robert De Niro ka konfirmuar se do të luajë rolin e krijuesit të veturës Ferrari, Enzo Ferrarit.

“Ferrari” do të jetë filmi i ri që do të realizohet nga aktori, i cili ka thënë se do të jetë një privilegj për të luajtur rolin e krijuesit të veturave.

“Është një nder dhe kënaqësi që do të luaj rolin e njeriut që bëri revolucion në botën e automobilave”, ka thënë De Niro për “Il Messaggero”.

“Do të jetë një tregim i bazuar në kreativitet, kurajë dhe i prirë për të befasuar audiencën e çdo shteti dhe moshe”, ka shtuar aktori.

Edhe pse ka pasur shumë filma për Enzo Ferrarin, filmi i ri do të jetë i bazuar në autobiografinë e Enzos, “Ferrari 80”.

Filmi pritet të fillojë xhirimet vitin e ardhshëm dhe raportohet se Clint Eastwood është shumë i interesuar të bëjë regjinë e filmit./Kohanet/

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

Lajmet e Fundit