18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin ndaj ish-rektorit të Universitetit Publik të Prizrenit Ramë Vataj

Në gjykimin, e ish-rektorit Ramë Vataj, i cili në Gjykatën Themelore të Prizrenit po gjykohet për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, ka vazhduar edhe sot me dëgjimin e dëshmitarëve Malush Mijaku dhe Defrim Gashi

 

 

Drejtësia Sot, raporton se ish-rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Ramë Vataj, po akuzohet se duke vepruar në cilësi të rektorit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Në deklarimin e tij, dëshmitari Mijaku deklaroi se përgjatë vitit 2016 punoja si zëvendës rektor i Universitetin Publik të Prizrenit.

Tutje, dëshmitari tha se përgjegjësia ime ishte ti pranojë dokumentacionet nga komisioni recensues përkatësisht nga njësia akademike dhe pas shqyrtimit të dokumenteve për kandidatët, unë si kryetarë i komisionit të studimeve i propozoja senatit për votimin e kandidatëve.

Ndërsa, në pyetjen e parashtruar nga prokurori shtetit Shahadin Destani a është e vërtetë se kandidati Miftari ka prezantuar më shumë punime shkencore se kandidatët tjerë, dëshmitari i’u kundërpërgjigj se komisioni i studimeve nuk vlerëson por vetëm rekomandon.

Po ashtu, dëshmitari sqaroi se kam qenë vetëm si zëvendës rektor për çështje arsimore, studimore dhe kërkime shkencore, e jo edhe organ ekzekutiv se a është zbatuar vendimi i organit kompetentë “SIA”.

Seanca vazhdoj me deklarimin e dëshmitari Dëfrimi Gashi, krye inspektor i arsimit në kuadër të MASHT-së.

Dëshmitari Gashi tha se çdo inspektim në ndonjë institucion arsimorë duhet të përpilohet procesverbal i cili u dërgohet edhe palëve apo institucionit përkatës.

Duke i’u përgjigjur në pyetjen e prokurorit lidhur me vendimin e inspektoratit të arsimit sipas ankesës së të dëmtuarit Vehbi Miftari, dëshmitari tha se është bërë inspektim dhe është nxjerr vendim me nr.469, ku i’u është adresuar Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti’ i cili ka qenë i obliguar ta zbatojë atë.

Më tutje, ai tregoi se në raste të moszbatimit të vendimit nga institucioni arsimor, lënda mundë të përcjellët në polici, prokurori ose në gjykatë.

Ndër të tjera, dëshmitari tha se të gjitha vendimet të cilat vijnë nga SIAS, detyrimisht duhet ë zbatohen nga institucioni ndaj të cilit është kryer inspektimi.

Ndryshe, në pyetje e parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Vata avokatit Labinot Vata, se përse nuk është zbatuar dispozita e neni 5.1 ku e dënon për kundërvajtje dhe me gjobë institucionin i cili nuk zbaton vendimin, dëshmitari tha se nuk kemi dashur për të njëjtin rast ti shqiptojmë dy herë dënim personit të njëjtë.

Para përfundimit të seancës gjyqësore i dëmtuari Vehbi Miftari, kërkoj nga gjykata që për seancën e radhës të ftohet edhe dëshmitari A.S.

Më pas, gjyqtari i çështjes Fatmir Krasniqi e aprovoj propozimin e të dëmtuarit Miftari dhe vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe të njëjtin e caktoj me datë 05 tetor 2021 në ora në ora 09:30 ku pritet të dëgjohet dëshmitari A.S.

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit