16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Shtator, 2021

Deklarohen të pafajshëm ish-përfaqësuesit ligjorë të Komunës së Prizrenit, të akuzuar për korrupsion

Arben dhe Shqipëron Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Të pandehurit Krasniqi po akuzohen se kanë bërë këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe aktvendimin e Gjykatës së Prizrenit.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, të akuzuarit Krasniqi kanë mohuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Biraj shtoi se Prokuroria do të bëj përpjekje që në dispozitiv të inkorporoj edhe kohën e kryerjes së veprës penale.

Ndërsa mbrojtësit e të pandehurve, avokati Bestar Kolgeci dhe avokati Driton Shehu kërkuan nga Prokuroria që t’i pajisë me shkresat e lëndës në mënyrë që të përgatiten dhe ta analizojnë rastin.

Seanca e radhës u caktua më 7 shtator 2021, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Arben Krasniqi, si udhëheqës i Sektorit Ligjor të Komunës së Prizrenit dhe Shqipëron Krasniqi, si përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit, që të dy si persona zyrtar, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalojnë kompetencat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, në atë mënyrë që Shqipëron Krasniqi, në procedurën jashtë kontestimore të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nuk e kundërshton propozimin e propozuesit, V.J., për rregullimin e megjeve, kundër kundërpropozuesit – Komuna e Prizrenit, lëndë kjo e evidentuar me nr. C.nr 521/18, në të cilën procedurë ai kishte përfaqësuar Komunën  e Prizrenit e në të cilën procedurë një pjesë e ngastrës kadastrale 3036-4 ZK Prizren- pronë e Komunës se Prizrenit, këmbehet me një pjese të ngastrës kadastrale 3038-0- ZK, pronë e propozuesit V.J., e gjithë kjo në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, me Nr.04/L-144 dhe atë me nenin 11.

Të akuzuarit pas pranimit të vendimit nga Gjykata Themelore në Prizren në lëndën C.nr 521/18 të datës 30.01.2019 bëjnë shënim zyrtar sipas të cilit nuk ushtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi dhe lëndën e vendosin  në A/A (adacta/e kryer) dhe pas kësaj propozuesi V.J pajisjet me leje ndërtimore ku atij i mundësohet ndërtimi i objektit banesor “Aneksi i ri Euro Center”.

Për këtë ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” për të cilën vepër penale është i paraparë dënimi prej 6 muaj deri në 5 vjet./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Haskuka në hapje të fushatës: Do ta fitojmë Prizrenin pa balotazh

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i...

Murati: Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë pritet të përfundojë brenda këtij mandati

Këtë të enjte, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut më çrast...

Pranoi mito, arrestohet zyrtari doganor në pikëkalimin në Vermicë

Mbrëmjen e së enjtes që e lëmë pas, në pikëkalimin kufitar të Vermicës, është arrestuar një zyrtar doganor.   Arrestimi i tij u bë nga njësitë...

Gjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, prezantohet një e-mail i Haskukës dërguar Kurtit

 Janë propozuar prova të reja nga pala e dëmtuar në gjykimin ndaj Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron...

Holyfield nokautohet për tre minuta

Kampioni i pesëfisht i botës në boks Evander Holyfield, është nokautuar për tre minuta nga ish-ylli i UFC Vitor Belfort. Rikthimi i Holyfield nuk zgjati...

Sot takohen Ballkani – Llapi dhe Malisheva – Feronikeli

BKT Superliga në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së pestë. Sot (e shtunë) zhvillohet derbi në mes të Ballkanit dhe Llapit në Suharekë. Vendasit,...

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve në Prizren

10:00 Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete Agjenda: 10:00 – Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë 10:30 – Vizitë...

Suharekë, mantelbardhët fushatë për Bali Muharremajn (VIDEO)

Dy zyrtarë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, dy ditë më parë me anë të video-mesazheve kanë bërë thirrje të votohet kryetari...

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit...

78 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 78 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për...

Në një bankë në Prizren deponohen 100 euro false

Në një bankë në Prizren janë deponuar 100 euro false, raporton PrizrenPress Sipas Policisë, kartëmonedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në...

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield. Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore...

Fjalorthi arbëresh i shqipes së vjetër

Arbëreshët e Italisë, krenohen me trashëgiminë e madhe sa të pasur kulturore, që, mrekullisht e kanë përçuar brez pas brezi nëpër shekuj. Nga Komuna e...

Takohen Muharremaj i AAK-së dhe Haskuka i LV-së, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është duke synuar edhe për një mandat nga radhët e AAK-së, është takuar sot për...

Sondazhi i UBO Consulting: Bali Muharremaj fiton në Suharekë me 66.2% të votave

Kryetari i Suharekës dhe kandidati edhe për një mandat të ri, Bali Muharremaj, e ka publikuar një sondazh të bërë nga UBO Consulting, kompania...

Vdekja misterioze e 28 vjeçarit kosovar në hotel “Rogner”, flet babai i tij: Në ambulancë ishte gjallë, menduam mos e ka mbytur dikush

Pak ditë më parë një 28-vjeçar Ajdin Mustafi, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga kati i pestë te hotel “Rogner”. Shkak u bënë kangjellat e...

Lajmet e Fundit