20.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Gjykimi ndaj Burdushit, dëshmojnë qytetarët që dyshohet se i mashtroi

Me  dëgjimin e të dëmtuarve B.K, M.B, F.S dhe H.SH, të enjten ka vazhduar gjykimi ndaj Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” i cili po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje.

Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala ka ndaluar publikimin e deklaratave të të dëmtuarve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor si dhe ka marr vendim që emrat e të dëmtuarve të publikohen vetëm me iniciale, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Me përfundimin e dëgjimit të palëve të dëmtuara, seanca ka përfunduar kurse e radhës është caktuar më 17 shtator 2021.

Ndryshe, në këtë seancë nuk ka prezantuar e dëmtuara B.K e cila sipas gjykatësit Shala,  e njëjta gjendet në një aheng familjar për çka nuk ka mundur të prezantoj.

Reklamë

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse , me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie e tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpëlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Haskuka takon aktivistët në Mushnikovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar aktivistët e Mushnikovës. Ai, ka qenë i shoqëruar nga deputeti Arbër Rexhaj dhe...

Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën...

Haradinaj në Prizren: Lulzim Kabashi tërë jetën iu kushtua vlerave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Prizrenit. Haradinaj...

Suharekë: I dehuri detyron gruan dhe fëmijët të dalin nga shtëpia

Mbrëmë në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia...

Leonardo: Mbappe nuk do të largohet nga PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris St-Germainit, Leonardo, nuk pret që Kylian Mbappe të largohet në fund të sezonit dhe është i bindur se sulmuesi francez...

Digjen sipërfaqe pyjore në Prevallë

Në Prevallë të Prizrenit raportohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e pyllit, shkurre dhe bari i thatë, raporton PrizrenPress. Njësit e zjarrfikëseve kanë...

Mjekët në Suharekë s’dijnë si të veprojnë me qytetarët që u skadoi afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës

Janë bërë gati dy muaj prej që L.B nga Suhareka i ka kaluar termini për marrjen e dozës së dytë. Kjo për shkak të problemeve...

Pranoi mito, arrestohet zyrtari doganor në pikëkalimin në Vermicë

Mbrëmjen e së enjtes që e lëmë pas, në pikëkalimin kufitar të Vermicës, është arrestuar një zyrtar doganor.   Arrestimi i tij u bë nga njësitë...

Tension dhe përplasje në eventin që i bëri bashkë Noizyn dhe Meriton Mjekiqin

Mbrëmë u mbajtë një event në Tiranë në “Albulena Fight Night”. Përpos meçit mes Ervis Bicit dhe Abdul Kassimit, të ftuar ishin edhe Noizy me...

Tuna rikthehet me koncert live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. Megjithatë ajo po tregohet...

Adem Mikullovci, artisti që gjithë jetën ia kushtoi popullit të Kosovës

Viti i kaluar duket sikur erdhi vetëm për të marrë artistët më të mirë që kishim. Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para një...

Gastronomët paralajmërojnë largimin e arkave fiskale: Është mbushur kupa, s’kemi asnjë ndihmë

Qeveria e Kosovë nuk është koordinuar me Shoqatën e Gastronomëve për asnjë vendim të marrë sa i përket masave anti-Covid. Veton Zuka nga Shoqata e...

117 të vdekur brenda një jave në Kosovë

Brenda një jave janë shënuar 117 viktima nga Covid-19. Numri i rasteve të vdekjes është shtuar kohëve të fundit, si pasojë e Coronavirusit. Vetëm për një...

Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares

Mëngjesin e sotëm, ka ardhur një lajm i hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar. Koronavirusi ka fituar betejën me fizioterapistin e Kombëtares...

24 të vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

24 persona kanë vdekur dhe 357 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton MSH, transmeton Klankosova.tv. 7...

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e...

Lajmet e Fundit