Deklarohet i pafajshëm ish-inspektori i sanitarisë në Prizren, akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ish- inspektori i sanitarisë në Prizren, Albrim Poniku, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të informatës zyrtare.

“Jo nuk e pranoj, unë plotësisht e ndjej veten të pafajshëm, nuk e pranoj fajësinë”, ka thënë Poniku.

Këtë deklarim, Poniku e ka bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Nazan Shero, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 31 janar 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari Albrim Poniku, po ngarkohet se më 3 shtator 2021 në cilësi të personit zyrtar, e keqpërdorë informatën zyrtare, me qëllim që për personin tjetër të përfitojë ndonjë përparësi që nuk i takon,

Sipas aktakuzës, Poniku në cilësi të inspektorit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, në momentin kur kupton se janë duke shkuar të bëjnë inspektimin e market dhe qebaptoren “Vrrini”, e cila gjendet në afërsi të fshatit Vlashne, lidhur me respektimin e orareve të punës në situatë të pandemisë COVID-19 të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njofton punëtorin e këtij marketi, informatë në të cilën është qasur si rezultat i detyrës së inspektorit, e cila informatë nuk ka qenë publike.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Poniku nga telefoni i tij i dërgon Besart Bytyqit punëtor në market “Vrrini” një SMS, me përmbajtje “ej mshile se po vina ka ti” me ç’rast market “Vrrini” përfiton përparësi për mos t’u gjobitur për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare” nga neni 416, par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit