10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Departamenti i Pylltarisë kërkon anulimin e vendimit për vrasjen e ariut

Departamenti i Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, ka kërkuar nga ministrja Zhiviq, anulimin e vendimit për vrasjen e ariut të murrmë në Prizren.

Ky departament, vendimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut, e quan të jashtëligjshëm, përcjell lajmi.net.

Konstatimi i Departamentit të Pylltarisë është se vendimi i nxjerrë i Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut nuk është i bazuar ne legjislacionin e aplikueshëm.

Departamenti i Pylltarisë në MBPZhR ka kërkuar nga ministrja anulimin e vendimit te Agjencise se Pyjeve për anulimin e vendimit pasi qe ai është i jashtëligjshëm

E nderuara znj. Ministre:

Departamenti i Pylltarisë ne takimin e rregullt javor ka diskutuar edhe çështjen e ngritur rreth vendimit te Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e një ariu te murrmë dhe debatin publik te shkaktuar nga ky vendim kontradiktor.

Konstatimi i Departamentit të Pylltarisë është se vendimi i nxjerrë Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut nuk është i bazuar ne legjislacionin e aplikueshëm dhe se arsyeshmëria për nxjerrjen e vendimit si dhe kompetencat e vendimmarrjes janë bazuar ne interpretime jo të drejta të ligjeve në fuqi, andaj Ju sugjerojmë që të kërkoni anulimin e vendimit në fjalë.

Me respekt Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë.

Më Shumë

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Lajmet e Fundit