Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues për përkujtimin e jetës dhe veprës së tij, si dhe për të rikujtuar kërkesën për zbardhjen e fatit të tij.
Organizatorët kanë ftuar familjarët, miqtë dhe bashkëmendimtarët e Ukshin Hotit që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor, me qëllim përsëritjen e kërkesës për ndriçimin e fatit të tij.

“Ftohen familjarët, miqtë dhe bashkëmendimtarët e Ukshin Hoti që të jenë pjesë e këtij tubimi, për të përsëritur kërkesën për ndriçimin e fatit të këtij kolosi të mendimit politik shqiptar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.
Tubimi do të mbahet më 16 maj 2026, në orën 18:00, në Krushë të Madhe, në Shtëpinë-muze të Ukshin Hotit./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
