8.9 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

E dhimbshme: Ish-pjesëtari UÇK-së dhe TMK-së, siguron bukën nëpër kontejnerë

uckIsh luftëtari i UÇK-së dhe ish pjesëtari i TMK-së, Hajredin Sejdiu, tash dhjetë vjet siguron kafshatën e gojës duke mbledhur ato që të tjerët i hedhin nëpër kontejnerë. Ai sot më shumë ia ka frikën dimrit, sesa luftës dikur.

Ai që dikur qëndronte stoikisht në front përballë armikut si ushtar i UÇK-së dhe që deri para 10 vitesh ecte nëpër qytet në uniformën e TMK-së, sot kacavaret nëpër kontejnerë e rrugëve të Gjilanit, për të gjetur ndonjë copë buke për t’ua çuar në shtëpi fëmijëve, ose ndonjë metal për ta shitur në hekurishte.

I tillë është fati i Hajredin Sejdiut, i cili asesi të gjejë një punë të dinjitetshme, kurse krenaria nuk e lejon të kërkojë lëmoshë, andaj siguron ekzistencën e familjes duke mbledhur hekurishte dhe gjësende të tjera nëpër kontejnerë.

“Hedhurinat nuk bëjnë shumë para, sepse ato blihen me kile, por mbetet diçka prej tyre. Ne fukarenjtë mjaftohemi edhe me pak”, thotë Sejdiu, shkruan Kosova Sot.

Ai thotë se me rëndësi është që kur të shkojë në mbrëmje në shtëpi, t’u çojë bukë fëmijëve që të mos flejë të uritur.

Thotë se vështirë ia del, sepse nuk mund të sigurojë para për ilaçet e gruas së sëmurë.

Hajredini më shumë i frikësohet dimrit, sesa luftës.

Thotë se për të dhe fëmijët e tij, që banojnë në njërin nga dy objektet e banimit social, dimri do të jetë shumë i vështirë.

“Verës ia bëj disi, sepse mund të gjendet diçka nëpër kontejnerë, kurse dimrit nuk gjejmë diçka që vlen”, thotë ai.

Më Shumë

Latifi viziton lokën 108-vjeçare në Kaznik të Rahovecit: Kosi, djathi, buka e misrit… e mbajnë të shëndetshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, realizoi një vizitë emocionuese në fshatin Kaznik, ku nderoi lokën 108-vjeçare, Sadije Bajrajt. Lokja, e lindur më...

Prizreni nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e dërgesave dhe gjobave të trafikut përmes Postës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës, me qëllim përmirësimin...

Lajmet e Fundit