11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dija kushton shtrenjtë te privatët

Masht-objekti2Arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë, sidomos ai privat, është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Që të dërgosh një fëmijë në një shkollë private duhet të paguash rreth 3000 euro në vit, e diku deri 5000 euro, plus ushqimin. Për pronarët e këtyre shkollave, ky është një biznes shumë profitabil, që sjell të ardhura të mira. Por, pavarësisht kësaj, jo të gjithë shkollat kanë infrastrukturën e duhur. Disa nga këto shkolla fillore dhe të mesme, kanë kabinete të mira, kushte të mira për shkollim dhe nxjerrin kuadro të mira. Por, disa të tjera lënë shumë për të dëshiruar dhe në shumë gara që mbahen në nivel Kosove, kryesisht më të suksesshëm dalin nxënësit që mësojnë në shkolla publike.

Ulja e pragut të tatimit në fitim

MASHT-i i ka dërguar Qeverisë disa propozime për programin qeveritar për këtë gjë, duke kërkuar që shkollat private fillore dhe të mesme të ulin çmimin. Azem Guri, këshilltar i ministrit Arsim Bajrami, i tha gazetës “Kosova Sot”, se MASHT-i i ka dërguar për këtë çështje Qeverisë tri propozime. “1. Përfshirja në procesin e licencimit e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit formal. Hartimi i Udhëzimit Administrativ për partneritetin publiko-privat për nivelin 0,1,2,3. 3. Hartimi i UA për financimin e IEAPP dhe IAP në bazë të formulës së financimit për nxënës”, tha ai, duke shtuar se “kostoja e lartë në arsimin privat mund të ulet me përfshirjen në formulën e financimit edhe të nxënësve që vijojnë mësimin në këto shkolla. Kjo duhet të bëhet duke ndarë buxhetin për nxënës sipas mesatares së shpenzimeve për ta. Ndarja e pronave publike për ndërtim të institucioneve edhe kur pronarët janë shtetas të Kosovës dhe jo vetëm për shtetas të huaj. Përfshirja e mësimdhënësve në trajnimet e organizuara nga MASHT-i. Ulja e pragut të tatimit në fitim. Lirimi nga taksat për leje ndërtimi dhe të ngjashme”, tha ai për gazetën “Kosova Sot”.

Shkollat pa kabinete

Duke bërë krahasimin e shkollës private me atë publike, mund të thuhet se shkollat publike kanë mungesë të madhe të kabineteve, laboratorëve dhe kryesisht mbizotëron teoria. Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, thotë se shkollat në Kosovë janë tradicionale, sepse ende mësimi ka karakter teorik me theks në memorizimin e dijeve deklarative, dije të cilat janë të vjetruara. “Dominon sistemi ex catedra me mësimdhënës verbalë dhe mekanikë, si në kohen e mesjetës, kur burimi kryesor i informacioni ka qenë mësimdhënësi. Sot pos mësimdhënësit burim tjetër janë tekste anakronike të vjetruara që nuk përkojnë fare me kohën”, tha ai. Sipas, Hysenit në përgjithësi për arsimin e sotshëm është hendikep shumë i madh, sepse i viktimizon fëmijët duke penguar zhvillimin e tyre, si dhe përgatitjen e tyre që të jenë në gjendje që me sukses të konkurrojnë me moshatarët e tyre të vendeve të zhvilluara. “Ky nuk është hendikep vetëm për nxënësit, por është atak edhe për të ardhmen e kombit dhe të shtetit të Kosovës, sepse duke mos i aftësuar nxënësit, në Kosovë krijohet llumi i mediokritetit, injorancës dhe të mendjes së pa shkolluar. Më vjen keq, por më duhet ta them se nga ky çark vicioz arsimin nuk mund ta nxjerrin ata të cilët nuk kanë potencial për të depërtuar në thellësitë e filozofisë së edukimit dhe të arsimit”, tha ai.

Duhen mjete të sofistikuara

Ndërkaq, Ismet Potera thotë se ndërlidhja e teorisë me praktikën është thelbësore, për qëndrueshmërinë e njohurive të fituara, si në shkollat publike, ashtu edhe në ato private. “Nuk është problem i vetëm në shkolla vetëm mungesa e laboratorëve apo edhe e mjeteve në laboratore. Problem më vete është edhe neglizhenca që i bëhet punës praktike në shkollë. Punë praktike nuk do të thotë se duhen gjithherë mjete të sofistikuara për eksperimente, sepse ka shumë raste e tema mësimore të cilat mund të konkretizohen edhe me mjete të cilat veç ekzistojnë në shkollë. Problem më vete paraqet puna praktike në shkollat profesionale, për ç’gjë kërkohen mjete dhe vegla pune specifike”, thotë ai, duke shtuar se “është koha kur mjetet buxhetore të orientohen në modernizimin e brendshëm të shkollës duke pajisur me laboratorë dhe mjete të nevojshme për zbatimin e njohurive teorike në praktikë apo për sforcimin e dijes teorike në praktikë”, nënvizoi ai. /Kosova Sot/

Më Shumë

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

Lajmet e Fundit