18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët karshi sulmeve ajrore të NATO-s.

Edhe në këtë përvjetor, u kërkua drejtësi për këtë masakër të tmerrshme nga kurthi i armikut gjakatar.

Edhe pas 25 vitesh, pikëllim e lotë për familjarët e martirëve të Korishë, në përvjetorin e përkujtimit të kësaj masakre të pashembullt nga një kurth i organizuar nga armiku serb, ku u vranë 77 civilë të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët karshi sulmeve ajrore të NATO-s.

Në tubimin përkujtimor tradicional të kësaj ngjarje, ishin të pranishmë përveç familjarëve dhe banorëve të Korishës e fshatrave përreth, edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Ylber Kabashi, në emër të banorëve të Korishës, tha se sot bëjmë thirrje që të ndalohen përpjekjet për të barazuar xhelatin me viktimën.

Ish -komandanti i UÇK-së së ish batalionit të dytë të Kabashit, Lulzim Kabashi, tha se çdo 13 maj rikthehet dhimbja dhe emocionet e njëjta të kohës, për masakrën në Korishë, e cila përkundër pikëllimit të madh, nuk ka mundur të ndalojë ndjenjat e gatishmërisë së sakrificës së kultivuar me shekuj tek shpirti jonë liridashës.

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se armiku gjakatar kreu një masakër të planifikuar, duke lënë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur, mes tyre fëmijë e të moshuar. Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se armiku përbindësh ka kryer masakra të llahtarshme historikisht në Korishë dhe Kosovë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i familjeve të martirëve, Hasan Ahmetaj, tha se Korisha dhe fshatrat përreth çdo pranverë po i kujtojnë bijtë e tyre që u përdoren si mburojë njerëzore nga armiku famëkeq dhe apeloi që autorët e këtij krimi të paparë të vihen para drejtësisë.

Pas fjalimeve janë interpretuar elegji dhe recitale nga nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kabashit” dhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”, ndërsa është kënduar edhe një këngë kushtuar kësaj ngjarje të dhimbshme nga këngëtarja korishase, Lumnije Kukaj-Ramadani, e mbijetuar e kësaj masakre./TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Ulja e temperaturave, MSh-ja: Sot përfundon vendimi për kufizimin e orarit të punës

Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për kufizimin e orarit të punës...

SBASHK-ende pa vendim për grevë në shtator

 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim. Kreu i...

Lajmet e Fundit