2.9 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Ditë zie në Afganistan

Afganistani sot mban ditë zie kombëtare, pasi tri sulmet e fundit terroriste në këtë vend vranë të paktën 200 persona dhe plagosën më shumë se 600 të tjerë.

Presidenti Ashraf Ghani, ka thënë dje gjatë ditës, se flamujt kombëtarë do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë “për të nderuar kujtimin e atyre që kanë vdekur në sulmet e fundit terroriste”.

Dita e zisë vjen pas sulmeve të fundit terroriste në Kabul, Khost dhe qytetin perëndimor të Heratit.

Zyrtarët afganë kanë thënë se më shumë se 150 persona janë vrarë dhe 460 të tjerë janë plagosur në shpërthimin masiv të kamionit në Kabul. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës, që nga viti 2001 .

Grupet militante, duke përfshirë talebanët dhe Shtetin Islamik (IS) shpesh kanë pretenduar se kanë kryer sulme vdekjeprurëse duke synuar civilët apo grupet ushtarake.

Ndërkohë, talebanët kanë zgjeruar shtrirjen e tyre gjatë dy viteve të fundit, duke marrë kontrollin e pjesëve të ndryshme të Afganistanit.

Qeveria e Afganistanit është duke luftuar Shtetin Islamik, i cili është prezent në lindje të këtij vendi. Presidenti Ghani ka thënë se në dy vitet e kaluara rreth 11.000 luftëtarë të huaj i janë bashkuar grupit ekstremist.

Më Shumë

Veç në dy klasë dolën 200 vota të keqpërdorura/ Si u evidentuan vjedhjet në Prizren

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar në “Frontal” të T7, se KQZ e ka një moster kur vendosë për rinumërim të votave. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257 Ai tha...

Akademia e Filmit Evropian përkujton Enver Petrovcin në ceremoninë EFA në Berlin

Ceremonia e 38-të e Çmimeve të Filmit Evropian (European Film Awards – EFA) u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku përveç shpalljes...

Lajmet e Fundit