16.8 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

“Dodona” me “Ekspozitën” përmbushi një dëshirë të Faruk Begollit

shfaqje per bekollinPremiera e shfaqjes “Ekspozita” e regjisorit Astrit Kabashi, bazuar në tekst të dramaturgut të njohur çek, Vaclav Havel, është dhënë të martën mbrëma në teatrin “Dodona” në Prishtinë. Teksti që është pjesë e trilogjisë së njohur të veprave “Audienca”, “Protesta” dhe “Ekspozita”, është inskenuar për herë të parë në skenën kosovare dhe është përkthyer nga Melihate Qena.

Haveli e ka shkruar “Ekspozitën” në vitin 1975, ndërsa aktori e regjisori i ndjerë Faruk Begolli e kishte pasur në plan ta realizonte para shtatë vjetësh, shkruan “Koha Ditore”.

“Ekspozita” është një rrëfim që shpërfaq farsën e lumturisë që buron nga bota materiale, tek përplas dallimet sociale. Tërthorazi prek edhe sistemet totalitare, duke i paraqitur ato si kalimtare njësoj sikurse bota e çiftit Michael e Vera.

“Vernisáž”, e realizuar më në fund në Kosovë nga Kabashi, është duartrokitur nga audienca. Shfaqja është lavdëruar edhe nga kritika.

“Mendoj se është mirë që teksti ‘Ekspozita’ me autor Vaslav Havel është përkthyer dhe sjellë në skenën e një teatri, për herë të parë në Kosovë”, ka thënë dramaturgu Arian Krasniqi, tek ka komentuar edhe punën e Kabashit dhe aktualitetin e tekstit. “Teksti është jashtëzakonisht interesant, dhe edhe sot është aktual në raport me dallimet sociale që ekzistojnë në vendin tonë, si dhe ‘falsitetit’ të njerëzve. Vlerësoj punën e Astrit Kabashit për herë të parë në cilësinë e regjisorit”, ka shtuar ai,transmeton Koha. net.

Aktori e regjisori Enver Petrovci ka thënë se puna e Kabashit duhet marrë si shembull që edhe aktorët e tjerë të realizojnë shfaqje meqë, sipas tij, ata janë shpëtimi i teatrit.

“Kur aktorët luajnë mirë, edhe regjia është e mirë. Nëse aktorët luajnë mirë është meritë e regjisorit, edhe nëse aktorët nuk luajnë mirë, është prapë faji i regjisorit. E këtu aktorët luajtën shumë mirë. Regjisori ua ka mundësuar të luajnë mirë”, ka thënë Petrovci.
Vetë Kabashi ka thënë se studentët e tij, Podrimaj dhe Kasumoviq, sikurse edhe aktori tjetër, Gashi, i kanë kaluar pritjet e tij.
“Kanë qenë të mrekullueshëm. Ka qenë një punë shumë e madhe. Ka dy muaj që punojmë me këtë tekst dhe mendoj se është një tekst që përkon me kohën e sotme”, ka thënë Kabashi.

Për aktoren My-Linda Kasumoviq, Vera ka qenë një personazh më sfidues sesa rolet që ka pasur më herët.

“Sepse shumicën e roleve që i kam pasur deri tani kanë qenë më shumë detyra shkollore dhe të shkurtra, 10 apo 15 minutash. Kështu që definitivisht mund të them që ky ka qenë shumë më sfidues”, ka thënë Kasumoviq, tek ka shtuar se për të ka qenë privilegj të punojë me profesorin e saj, Astrit Kabashi.

Më Shumë

Hajnat vjedhin para, ari dhe armë në një shtëpi në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e mërkure në Prizren.   Në njoftim thuhet se persona të panjohur...

Bashkimi triumfon në kryeqytet ndaj Borës

Bashkimi siguron një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Borës me rezultat 79:88 (22:29, 10:16, 29:15, 18:28) në javën e 25-të të ProCredit Superligës. Çereku...

Lajmet e Fundit