24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Dragash/ Mungon i pandehuri, dështon të nis gjykimi për kanosje

Mungesa e të akuzuarit për kanosje, Ferit Selmanit, ka qenë shkak për shtyrjen e shqyrtimit fillestar të paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjyqtari Bekri Vehapi ka konstatuar se nuk ka fakte se i pandehuri është ftuar në mënyrë të rregullt, pasi sipas tij, nga konstatimi i dorëzuesit shihet i njëjti jeton jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në gjykatë ishte prokurori Naim Gashi.

Sipas aktakuzës së ngritur me 15 tetor 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ferit Selmani akuzohet se me 14 gusht 2018, rreth orës 11:30, në fshatin Vranisht, me qellim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos të dëmtuarin Rejhan Selmani.

Sipas aktit akuzues, pas një mosmarrëveshje pronësore që kishin mes vete, derisa i dëmtuari kishte qene duke rregulluar një rrënojë në pronën e tij, i pandehuri shkon aty, fillimisht bën një fotografi dhe pastaj i dëmtuari i thotë “fotografo pronën e jo neve” .

Prokuroria pretendon se, në atë moment i pandehuri e kanos atë me fjalët “mos se ta heqë kokën me ketë sëpatë, e pastaj mbesin fëmijët e tu jetim”,  me ç’ rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth dhe pasiguri për jetën e tij.

Me këto veprime ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “kanosje”, nga neni 185, paragrafi 4 e Kodit Penal të Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ Rasti ka ndodhur të premten, në...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Lajmet e Fundit