8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Dueli i yjeve/ Kaka: Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por zgjedh Messin

Ricardo Izecson dos Santos Leite ose siç e njohim të gjithë, Kaká, ishte pjesë e Real Madrid nga viti 2009 deri 2013, ku ai ndau dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldo. Në një Q&A (pyetje përgjigje) të organizuar nga FIFA, ish-mesfushori pyetet se kush mendon se është më mirë: Ronaldo apo Lionel Messi. Edhe pse Kaká ka qenë shokë skuadre me portugezin, ai zgjedh Messin.

“Kam luajtur me Cristiano dhe ai është pabesueshëm. Ronaldo është ndër më të mirët , por unë shkoj për Messin,” përgjigjet Kaká. “Messi është gjeni, një talent ndryshe nga të tjerët. Mënyra e tij se si luan është në një nivel tjetër.

Cristiano është një makinë. Ai nuk është vetëm i fortë, i fuqishëm dhe i shpejtë, por gjithashtu ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Vullneti i tij për të fituar, luajtur dhe për të qenë më i miri është kaq i fortë. Sipas mendimit tim, kjo është cilësia e tij më e fortë”, vazhdon braziliani.

“Në historinë e futbollit, Messi dhe Ronaldo janë padyshim ndër pesë lojtarët më të mirë. Të gjithë jemi me fat që i kemi parë që të dy të luajnë ”, përfundon 37-vjeçari ndërkombëtar brazilian, i cili i dha fund karrierës së tij në fund të vitit 2017.

Kaká veshi fanellën e São Paulo, AC Milan, Real Madrid dhe Orlando City dhe fitoi gjatë karrierës së tij një Topin e Artë, Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe kampionatet në Itali dhe Spanjë.

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Lajmet e Fundit