10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 800 euro dënim çiftit që i vodhën para një personi në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve dy të akuzuarve me iniciale G.Ll dhe V.N.

Të akuzuarin me iniciale G.Ll. nga Prishtina, Gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se në bashkëkryerje me një tjetër, ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Të njëjtit, gjykata i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

Ndërkaq, të akuzuarën me iniciale V.N. nga Gllanaselle, Gjykata e ka shpallur fajtore për shkak se në bashkëkryerje me personin lartë, ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti.

Gjykata ka njoftuar se me datën 26.12.2016, rreth orës 15:30 minuta, në Prizren, me dashje ia merr pasurinë tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që derisa të akuzuarit me iniciale G. Ll. dhe V.N ishin në restorantin e pompës së derivateve “Arbëria”, të ulur në tavolinë afër të dëmtuarit me iniciale M. Gj. dhe nga jakna që e kishte të varur në karrige, i akuzuari G. Ll. ja merr një shumë të konsiderueshme të holla dhe portofolin e kthen aty ku e kishte marrë, këto para ia jep të akuzuarës V.N dhe e njëjta i vendos në çantën e saj, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojë dëm material.

Më Shumë

Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar...

Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua...

Lajmet e Fundit