18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dyshohet edhe për 40 lokacione me varreza masive

Varreza masive12-23Ende nuk duhet fati i 1721 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë ndërkaq, së fundmi, pesë trupa janë gjetur në Rashkë të Serbisë gjatë gërmimeve të bëra nga ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it, në një vend ku dyshoj për varrezë masive.

Drejtori i Departamentin të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu në një bisedë për publiku.net tha se, aktualisht janë në pritje të analizave të ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Beograd për të bërë më pas identifikimin e trupave.

Sa i përket se cilave pjesë të Kosovës mund ti takojnë ata trupa, Gërxhaliu tha:

“Nëse bazohemi në deklaratat e Veçeriç ku ai përmend, Gjakovën, Regjionin e Drenicës e kështu me radhë”,tha Gërxhaliu duke iu referuar deklaratave të Bruno Veceric , prokuror i shtetit të Serbisë për krime lufte i cili patë deklaruar gjithashtu se, në Rashkë mund të ndodhen 250 trupa nga lufta e fundit në Kosovë.

Sa i përket kësaj shifre që prokurori Veçeriç kishte dhënë, Gërxhaliu shprehet i rezervuar:

“Nuk mund të japin konkluza të tilla përderisa të gjenden eshtrat”.

Sa i përket rolit të EULEX-it, i cili ka qenë i angazhuar gjatë gjithë kohës në gjetjen e personave të zhdukur, Gërxhaliu e vlerëson lartë angazhimin e ekipeve të EULEX-it.

“Sa i përket punës së EULEX-it, sidomos pas vitit 2010, mund të them se është punuar shumë në këtë aspekt dhe kjo punë ka qenë e përbashkët ku të dyja palët kemi qenë këmbëngulëse”.

Të njëjtën gjë, Gërxhaliu nuk ka mundur ta thotë për palën serbe e cila kohë pas kohe ka neglizhuar punën për arsye të ndryshme.

Sa i përket planeve që ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it kanë për vitin e ardhëm, Gërxhalu ka përmendur 40 vende ku dyshohet për varreza me trupa nga lufta e fundit në Kosovë dhe të cilat ata planifikojnë ti hapin gjatë vitit të ardhshëm.

“Më i përmendur këtu është regjioni i Mitrovicës për të cilin kemi relativisht shumë informata për disa vende dhe për të cilat duhet të planifikohet që të punohet për vitin e ardhshëm. Ka punë mjaftë për tu zhvilluar”.

Ndërkaq, sa i përket ndërprerjes së përkohshme të punimeve në Rashkë, Gërxhaliu ka thënë se, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, punimet janë ndërprerë për një kohë. Ai ka thënë ka thënë se ata kanë kërkuar që të bëhet rrënimi i objektit ky dyshohet të jenë eshtra të tjerë të trupave të rënë nga lufta e fundit në Kosovë.

Më Shumë

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

Lajmet e Fundit