11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Ec Ma Ndryshe: Punimet e Teqes në Marash në kundërshtim me Ligjin për Qendrën Historike

Punimet të cilat janë duke u zhvilluar brenda kompleksit të mbrojtur të Marashit nuk janë duke iu përmbajtur kushteve të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe njëkohësisht këto punime janë duke e shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Gjatë këtyre punimeve investitori nuk i është pëmbajtur kushteve të lëshuara nga Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese – Konservuese të Trashëgimisë Kulturore pasi që nuk i kishte njoftuar zyrtarët QRTK-së për fillimin e punimeve në atë pjesë.

Investitori poashtu ka shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (neni 6, pika 2.4) ku ndalohet ndryshimi i morfologjisë së terrenit, gjë që në vend-ngjarje shihen germimet e terrenit shkëmbor rrëzë kalasë.

EC i bënë thirrje urgjente Inspektoratit komunal që të merret me këtë çështje dhe të ndalojë dëmet e pakthyeshme që po realizohen në këtë zonë nga ky investitor. Poashtu ne i bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Teqes që të tregojnë transparencë duke vendosur tabelën e projektit përskaj punimeve që po realizohen.

Previous article
Next article

Më Shumë

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Lajmet e Fundit