29.3 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të përvetësimit në detyrë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ervehe Gashi, Gallopeni deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, në pajtim me palët, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Ajser Skenderi ka vazhduar me procedurën e provave të administruara nga ekspertët financiar.

Në këtë drejtim, është lexuar deklarata e ekspertit financiar Qemail Smaili, raporti i ekspertit financiar Bashkim Ibrahimi, si dhe janë lexuar super ekspertizat e ekspertëve financiar Agim Kastrati, Isak Krasniqi dhe Granit Fetahu.

Gjithashtu janë lexuar deklaratat e dëshmitareve Hysni Ahmeti, Merlinda Ramadani-Hajdari, Shaip Elshani dhe Agim Topqideri.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Asman Hoxha tha se qëndrojnë pranë deklarimeve nga seancat e kaluara, duke shtuar se kanë vërejtje në të gjitha provat materiale-ekspertizat, në përjashtim të ekspertizës së ekspertit financiar Qemal Smaili.

Në fund, trupi gjykues mori aktvendim për ndërprerjen e shqyrtimit dhe caktoi shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor për 15 shtator 2020, në ora 10:00.

Ndryshe, më 3 mars të vitit 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Ata akuzohen se në cilësi të inkasantëve në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, nga periudha mars 2013 – maj 2015, nuk e kanë dorëzuar të gjithë shumën e inkasuar nga konsumatorët, duke i shkaktuar kompanisë në fjalë dëm në vlerë rreth 26 mijë euro.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procesi gjyqësor ka vazhduar ndaras. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Rusia aprovon vaksinën e parë kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Rusië ka dhënë aprovimin për vaksinën e parë në botë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, më...

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga...

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit transferohet te Kukësi

Futbollisti nga Kosova, Zenel Gavazaj, është transferuar te skuadra e Kukësit në Shqipëri. Gavazaj (20-vjeçar) që më parë ka luajtur në Kosovë te Liria e...

Për herë të parë, Ilda Bejleri zbulon arsyen e shkëputjes nga televizioni

Prej disa muajsh moderatorja Ilda Bejleri është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë të enjte ajo ishte...

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ndalohen 11 persona në Prizren

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 11 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin...

Sot shteti ndau 22 milionë euro nga pakoja emergjente

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 22 milionë euro nga pakoja emergjente fiskale. Në një përgjigje për KOHËN, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka...

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Champions League: Jo vetëm Barcelona e Bayerni, sot sytë edhe nga Drita

Manchester City dhe Lyon u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë

Është arrestuar i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë. Policia njofton se pas intervistimit i arrestuari është liruar. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull...

Konfirmohen 7 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK...

Plaçkitin një banesë në Prizren – vjedhin para, stoli dhe orë dore

Një burrë ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në banesën e tij, në të cilën kishin vjedhur para të...

Zëvendëskryeminstrja me vetëm 35 euro në bankë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj, mund të jetë zyrtarja më e “varfër” në Qeverinë e Kosovës. Në deklarimin e pasurisë, Balaj-Halimaj ka deklaruar të kursyera në...

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit: Ju rrëfej “Katër Kalorësit e Apokalipsit”

Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrën e Sekretares amerikane të Shtetit në vitet 2005-2009, dhe ka qenë këshilltare e sigurisë kombëtare për presidentin Xhorxh W.Bush...

Zyrtari i lartë i Policisë në Prizren, kapet duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit,...

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Punimet në rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ndërkohë që ndërtimi i saj do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën...

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

Lajmet e Fundit

SHBA-ja i përgjigjet Rusisë: Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt, jo kush i pari

Sekretari amerikan për Shëndetësi, Alex Azar, ka reaguar ndaj njoftimit të Rusisë pas aprovimit të “vaksinës së parë në botë” kundër koronavirusit. “Qëllimi s'është të...

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

6 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Prizren, 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...