Nis shpërndarja e plehut artificial për mbi 1 mijë bujq në Rahovec

Kryetari i Komuna e Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e plehut artificial për bujqit përfitues në këtë komunë.

Sipas tij, nga kjo skemë po përfitojnë gjithsej 1130 bujq që kanë aplikuar dhe kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

“Sot, pashë nga afër shpërndarjen e plehut artificial 15•15•15 +18SO3, ku përfitues janë të gjithë bujqit aplikues (1130 veta) dhe që kanë plotësuar kriteret”, ka bërë të ditur Latifi, raporton PrizrenPress.

Ai theksoi se procesi i shpërndarjes po realizohet në dy faza. Në fazën e parë janë shpërndarë 4500 thasë për 450 bujq, ndërsa në fazën e dytë pritet të shpërndahen edhe 5500 thasë për 680 bujq përfitues.

“Shpërndarja e plehut bëhet në dy faza, në të parën po shpërndahen 4500 thasë për 450 bujq, në të dytën pritet të shpërndahen edhe 5500 thasë për 680 bujq përfitues”, thuhet më tej.

Sipas njoftimit, 80 për qind e mbështetjes financiare mbulohet nga komuna, ndërsa 20 për qind nga vetë bujqit.

Në fund, kryetari Latifi ka uruar të gjithë bujqit përfitues./PrizrenPress.com/

Marketing

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit