Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës.

Skuadra vendase siguroi fitoren falë golave të Edon Zeqiri dhe Wellington Agholor Ehiabhi, ndërsa asistin për golin e dytë e dha Salim Arifi.

Pavarësisht përpjekjeve për të marrë një rezultat pozitiv, Drini i Bardhë nuk arriti të konkretizojë rastet dhe u largua pa pikë nga kjo përballje e vështirë në Mitrovicë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit