5.3 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

“Elastic heart” e SIA-s jep emocion e jo mërzi

SIA-Elastic heartVideoklipi i këngës më të fundit të këngëtares Sia, ka ndezur komentet ne rrjetet sociale. Në pak ditë videoja është parë mbi 4 milion herë dhe disa prej komenteve jane konsideruar shqetësuese.

Këngëtarja Sia, e njohur së fundmi për shkak të këngës së saj hit “Chandelier” ka ndezur komente dhe polemika me videoklipin e këngës së saj më të fundit “Elastic Heart”.

Në videoklip shfaqet aktori 28 vjeçar Shia La-Beouf dhe kërcimtarja 12 vjeçare Maddie Ziegler, të dy të veshur në geta të pista ngjyrë mishi. Të dy kërcejnë duke u afruar, prekur dhe vrapuar larg njëri tjetrit brenda një kafazi i cili i përngjan atyre të kopshteve zoologjike. Në rrjetet sociale ky videoklip është komentuar në mënyra të ndryshme jo të këndshme.

Disa shohin një ndjesi pedofilie në të dhe disa janë shprehur se i ka bërë të ndihen në siklet shikimi i tij. Këngëtarja ka reaguar menjëherë në rrjetin social twitter duke kërkuar ndjesë për sikletin e krijuar dhe duke thënë se qëllimi i videoklipit faktikisht ishte krijimi i ndjesive emocionale e jo të mërzisë te shikuesit. Por të tjerë duket se e kanë kuptuar mesazhin e videoklipit duke e fokusuar shikimin tek kërcimi kontemporan dhe arti. E mes vorbullës së këtyre opinioneve të ndryshme, videoja e këngës “Elsatic Heart” ka arritur tashmë plotë 4.3 milion shikime në këto pak ditë që është publikuar.

Më Shumë

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një fatalitet dhe 20 të lënduar

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 54 aksidente trafiku, ndërsa një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas statistikave të Policisë së...

Aulona Muhadri shpallet MVP e javës

Basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e javës pas paraqitjes së saj të shkëlqyer në xhiron e 14-të të Superligës së Femrave...

Lajmet e Fundit