16.8 C
Prizren
E premte, 30 Shtator, 2022

Emiratet Arabe kundër rekrutimit të kosovarëve në Siri

Abdullah dhe enver hoxhaMinistri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan tha sot në Prishtinë se nuk është në interes të asnjë shteti që shtetasit e saj të luftojnë në ndonjë konflikt të huaj.

Duke iu referuar luftës në Siri dhe shkuarjes së shumë luftëtarëve të huaj atje, Al Nahyan tha se kjo gjë ka vështirësuar më shumë gjendjen atje.

“Ne nuk e shohim të arsyeshme për Sirinë që të ketë atje çfarëdo luftëtari të huaj. Nuk ka dyshim se ajo që po ndodh në Siri është katastrofë dhe barrën për këtë e ka regjimi sirian”.

“Por shkuarja e luftëtarëve të huaj në Siri, fatkeqësisht e ka vështirësuar gjendjen atje dhe gjithashtu ka edhe shumë shembuj të tjerë ku kemi parë shumë luftëtarë të huaj që luftojnë në vende të tjera dhe kur janë kthyer në vendet e tyre kjo ka shkaktuar probleme të tjera”.

“Sigurisht që nuk është në interesin e çfarëdo shteti që t’i lejojë shtetasit e vet të luftojnë në vendet e huaja”.

Homologu i tij kosovar, Ministri Enver Hoxhaj tha se ai ka vendosur që Kosova të hap Ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai tha se sot Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e aviacionit e cila do të ndërkombëtarizojë më shumë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Kemi biseduar bashkë se si mund të kemi bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe më lejoni të ju informojë se është biseduar për atë se si të ketë mbështetje nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe sa i takon Fondit për Zhvillim dhe Punësim, një iniciativë që e ka marr Kryeministri. Për projektet në sektorin e bujqësisë, turizmit, energjetikës, transportit dhe hekurudhave”.

“Kjo ditë është e veçantë meqë Republika e Kosovës ka vendosur të hap Ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

“Sa i takon marrëveshjes, është një qëllim i joni që Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, ky aeroport të ndërkombëtarizohet dhe ne jemi shumë mirënjohës me Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilët nënshkruajmë një marrëveshje të tillë e cila ka për qëllim që ta ndërkombëtarizojë aeroportin”.

Ndërkaq, sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan tha se shteti i tij, me anë të një sërë marrëveshjesh me Kosovën ka për qëllim që ta mbështesë këtë të fundit.

Ai përmendi edhe mbajtjen e një forumi të investimeve, nga e cila Kosova do të përfitonte.

“ Jemi shumë të hapur për investimet për turizëm dhe për këtë qëllim, dhe jemi pajtuar me Qeverinë e Kosovës për mbajtjen e një forumi për investime, një formun ekonomik që do të mbahet në Emirate dhe besojmë që do të mbahet në pjesën e parë të këtij viti”.

“Nuk ka dyshim që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë përpjekjet për stabilitetin e këtij vendi dhe gjithashtu që të punojmë në njohjen e sa më shumë shteteve për Kosovën.

Sot, kam pasur nderin që në emër të Qeverisë së EBA të nënshkruaj marrëveshjen e qiellit të hapur midis dy vendeve. Jemi në negociata me Qeverinë e Kosovës për të nënshkruar marrëveshje të tjera që e para është për investime dhe e dyta ka të bëj me eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal”,transmeton Lajmi.net

Ministri Abdullah Bin Zayed Al Nahyan gjatë vizitës sot në Prishtinë është takuar edhe me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe me Presidenten e vendit Atifete Jahjaga. Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë. Ai kishte vizituar Prishtinën edhe para shpalljes së pavarësisë.

Më Shumë

Këto fshatra e rrugë të Prizrenit do të mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra dhe rrugë të rajonit të Prizrenit. 29.09.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. NS 110/35/10...

Araujo do të operohet, humbet Kupën e Botës

Qendërmbrojtësi i Barcelona-s, Ronald Arauja ka marrë vendimin për t’u operuar. Uruguajani u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren në tendinën e këmbës së djathtë. 23-vjeçari...

Lajmet e Fundit