17.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Rexhepi: Brenda dhjetë ditësh unë do të jam nënkryetare e Prizrenit

Kryetarja e NDS-it,Emilia RexhepiKryetarja e NDS-s, Emilia Rexhepi, është e bindur se brenda dhjetë ditësh do të zgjidhet çështja e nënkryetarit të komuniteteve në komunën e Prizrenit. Ajo shprehet e sigurt se ky post do t’i takojë partisë së që e drejton. “Brenda 10 ditësh do të zgjidhet edhe kjo çështje”, tha Rexhepi,transmeton TVPZ.

Ajo ditë më parë ka marrë vendim që të jap dorëheqje nga pozita e deputetes në Parlamentin e Kosovës.

Synim kryesor i saj aktualisht është që të bëhet nënkryetare e Komunës së Prizrenit.

Rexhepi, e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar vota për t’u bërë deputete në Parlamentin e Kosovës, tha se partia e saj nuk do të lejoj që postin e nënkryetarit në Komunën e Prizrenit, t’i jepet KDTP-së.

“Me asnjë kusht nuk do të lejoj që posti i nënkryetarit për komunitete në KK të Prizrenit t’i jepet partnerit të koalicionit KDTP”. Ajo ka thënë se për këtë qëndrim është njoftuar edhe lideri i PDK-së,Hashim Thaçi dhe kryetari i partisë turke KDTP,Mahir Jagxhillar.

Rexhepi shprehet e bindur se Brenda këtyre ditëve do të ushtrojë pozitën e nënkryetarës së Komunës së Prizrenit.

Partitë e komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Prizrenit janë duke zhvilluar betejë të ashpër për të siguruar postin e nënkryetarit për komunitete.

Përfaqësuesit e KDTP-së, VAKAT-it dhe NDS-s, thonë kjo pozitë u takon partive të tyre në bazë të marrëveshjeve të koalicionit parazgjedhore me PDK-në.Kryetarja e NDS-it, Emilija Rexhepi ka theksuar se ky subjekt boshnjak në bashkëpunim me KTAP-në turke synon të marrë postin e nënkryetarit për komunitete meqë për këtë ekziston një marrëveshje me kryeministrin Hashim Thaçin dhe Degën e PDK-së në Prizren/PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit