30 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Eqrem Kryeziu: Po perëndon shansi i partive të mëdha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë qenë inkurajuese.

Ai ka thënë se për herë të parë Kosova se ka përvetësuar emancipimin e votës.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kryeziu e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën renditjen e LDK’së në vendin e tretë.

Megjithatë, ai ka theksuar se shansi për partitë deri tani të mëdha po perëndon për turpin e tyre dhe për fatin e keq të Kosovës, sepse duhet tkohë të formohen pole të reja.

Kryeziu ka bërë thirrje që të mos zvarritet formimi i institucioneve të reja.

Ai ka thënë se nuk duhet të përsëritet historia e vitit 2014, kur për gjashtë muaj rresht kishte nënqeshje cinike.

Më Shumë

Në Restelicë të Dragashit ndërtohet Magazina e Mbeturinave

Më shumë se 4 mijë banorë do të jenë përfitues të këtij projekti. Në Restelicë të Dragashit sot u bë pranim-dorëzimi i Magazinës së Mbeturinave,...

E mori shqipja në palë të flamurit

PREND NDOJA, shkrimtar -Heroi i Kosovës, Mentor Retkoceri- 1. Porsa hapa derën e restorantit me emrin e bukur e poetik “Krojet”, në Prevallë, u ndieva disi ndryshe...

Lajmet e Fundit