5.2 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se në janar 2025 është renditur 1,864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics.

“Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke shënuar rritje për 1,864 vende më lart në ranglistën ndërkombëtare Webometrics, krahasuar me korrikun e vitit 2024. Ky progres i rëndësishëm reflekton përkushtimin e universitetit për të rritur cilësinë në arsim, hulumtim shkencor dhe shërbime akademike”, thuhet në njoftimin e këtij Universiteti.

Aty nënvizohet se ky avancim tregon një përpjekje të vazhdueshme për të fuqizuar pozitën e universitetit në arenën globale, duke ofruar mundësi më të mira për studentët dhe stafin akademik.

“Përmirësimi në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani lidhur me këtë arritje ka theksuar se “ky sukses është një motivim i mëtejshëm për të vazhduar përmirësimin e standardeve akademike dhe për të përgatitur më mirë studentët për tregun global të punës”.

Sipas komunikatës, kjo ngritje në ranglistën Webometrics, jo vetëm që e bën Universitetin “Ukshin Hoti” më konkurrues në rajon, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e imazhit të arsimit të lartë në Kosovë.

Marketing

Më Shumë

Malishevë, të maskuar e me armë i grabisin një qytetari 800 euro

Policia ka bërë të ditur se të mërkurën në Malishevë është raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur...

E diel e vranët, vende-vende riga shiu

Të dielën parashihet të mbajë mot të vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Lajmet e Fundit