10.3 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Erdogani: Suedia të mos e presë përkrahjen tonë për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Suedia nuk duhet ta presë përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO. Deklarata e presidentit turk erdhi pak ditë pas djegies së një kopjeje të Kuranit në një protestë në Stokholm.

“Suedia nuk duhet të presë përkrahje nga ne për NATO. Është e qartë se ata që ata që kanë shkaktuar një turpërim të tillë përballë ambasadës së vendit tonë, nuk mund të presin më asnjë dashamirësi nga ne sa i përket aplikimit të tyre”- tha Erdogani.

Për mbajtjen e protestës të shtunën – por jo për djegien e Kuranit – autoritetet suedeze kishin dhënë leje paraprake.

Presidenti turk e dënoi protestën e fundit, të mbajtur nga një politikan i së djathtës ekstreme, i cili është anëtar i një partie daneze, duke e cilësuar blasfemi që nuk duhet të mbrohet nga liria e të shprehurit.

Edhe qeveria suedeze e ka dënuar protestën e fundit. “Suedia ka liri të gjerë të të shprehurit, por kjo nuk nënkupton që qeveria suedeze ose unë i përkrahin opinionet e shprehura”- tha të shtunën ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom.

“Suedia do ta respektojë marrëveshjen që ekziston mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë sa i përket anëtarësimit tonë në NATO”- shtoi ai.

Më Shumë

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, mirëpritet nga elektorati i Korishës së Prizrenit dhe Gjakovës

Kandidati I  LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, është mirëpritur nga elektorati i Korishës së Prizrenit dhe Gjakovës "Në Korishë mbajtëm një tubim të veçantë me...

Aktivistët nga “EC Ma Ndryshe” kërkojnë nga subjektet politike përqendrim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm

Aktivistë të shoqërisë civile në Prizren që janë të angazhuar në sektorin e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe qeverisjes së mirë shpresojnë që këto aspekte...

Lajmet e Fundit