6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Fatmir Limaj ultimatum Mustafës për shkarkimin e Jabllanoviqit

Fatmir Limaj, nismaKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, që ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

Përmes një shkrimi të publikuar në facebook, Limaj kërkon që Jabllanoviq të shkarkohet para të mërkurës, ditë kjo kur është paralajmëruar edhe protesta e radhës e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje dhe e përkrahur nga AAK-ja dhe Nisma.

“Z.Kryeministër po ju bëj edhe njëherë thirrje, shkarkojeni Ministrin Jabllanoviq para protestës. Kryeministër përderisa të gjithë pa përjashtim, vendor e ndërkombëtar në deklarimet e tyre publike e kanë cilësuar që deklarata e ministrit Jabllanovic ka qenë ofenduese/fyese dhe raciste (e unë besoj se edhe ju e cilësoni të tillë) atëherë pse ju po hezitoni për ta shkarkuar”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Kërkesat për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kthimin e ndërmarrjes “Trepça”, sipas Limajt nuk janë kërkesë vetëm e atyre që po dalin në shesh, por sipas Limës, kjo është kërkesë e shumicës së qytetarëve të Kosovës, edhe pse ata nuk po e manifestojnë këtë përmes protestimit.

“Kam lexuar në media se keni deklaruar “Nuk do të dorëzohemi para kërkesës së protestuesve”. Siç e thashë edhe më lartë përderisa të gjithë pajtohemi se deklarata e ministrit ishte ofenduese dhe raciste, se pasuritë e Trepçës janë të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe duhet të mbesin të tilla, atëherë për çfarë “dorëzimi” e keni fjalën??? Adresim shumë i gabuar z.Kryeministër”, shkruan Limaj.

Më poshtë, Limaj shkruan se këto protesta kanë ardh si pasojë e vonesave dhe hezitimit të Mustafës, për të marrë masa për shkarkimin e Jabllanoviqit.

“Kur jemi te ‘dorëzimi’, z.Kryeministër kurrë mos u dorëzo para atyre që kanë kërkesa të kundërligjshme, kërkesa kundër rendit kushtetues të vendit tonë dhe çdo kërkesë tjetër e cila është në kundërshtim me vullnetin e shumicës se qytetarëve të vendit tonë, e për këtë do ta kesh gjithmonë mbështetjen time dhe besoj edhe të gjithë të tjerëve”, ka shkruar Limaj

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit